-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

I shpëtoi vdekjes në aksident/ 56 vjeçari: Unë kam engjëll mbrojtës. Ja faktet

Një burrë, i cili i shpëtoi vdekjes për mrekulli thotë se një foto e shkrepur në vendngjarje tregon se ai ka një engjëll mbrojtës.

56 – vjeçari Steve Montgomery, nga Missouri, po kthehej me makinë nga puna kur boshti i një automjeti fluturoi në afër dhe përfundoi në xhamin e parmë të makinës së tij, në kahun e shoferit.

Montgomery rrëfeu se e kishte parë të gjithë këtë skenë përpara syve, sëbashku me shufrën prej hekuri që fluturonte në ajër.

“Boshti ishte përpara fytyrës time, nuk duhej të isha këtu duke folur me ju…” tha burri për amerikanen Fox.

Për fatin e tij të mirë, ai ia doli që të ulej në kohë dhe të ndalonte makinën ndonëse nuk mund të shihte gjë.

Makina përpara tij ndaloi, duke besuar se kishte vdekur.

Në një prej fotografive që ai bëri nga vendi i ngjarjes, 56 – vjeçari kapi një dritë të bardhë në qiell, në formën e një V -je.

Teksa disa besojnë se bëhet fjalë për një refleksion, Montgomery mendon se është shenjë nga lart…

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko