-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

I rrëmbyen dhe përdhunuan vajzën në Itali, flet profesori shqiptar

Gjykata e Romës ka dënuar sot me 7 vjet burg njërin prej përdhunuesve të shqiptares Besjana Kosturi, vajza e një familje emigrantësh që jeton në Itali.

Behet fjale per ngjarjen e ndodhur në lagjen Prenestina të Romës, më maj të vitit 2016 kur dy shtetas me etni rome, rrëmbyen, përdhunuan e droguan vajzën shqiptare.

Në një komunikim telefonik për Ora News, Besjana e babai i saj Vladimir Kosturi u shpreh i kënaqur nga ky vendim.

“Vendimi maksimal i parashikuar nga kushtetuta italiane është 10 vjet burg, u shprehën ata, por meqë autori ka pranuar fajin e ka kërkuar një rit të shkurtuar , dënimi është ulur në 7 vjet”.

Babai i Besjanës i cili është njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës shqiptare “Iliria” në Romë, shprehet gjithashtu se falë kërkesës së bërë në emër të kësaj shoqate, Gjykata e Romës ka marrë vendimin dhe për bonifikimin e lagjes ku ndodhi ngjarja e rëndë, e ku prej kohësh është pozicionuar një kamp rom.

“Falë kërkesës së shoqatës Iliria, tha ai, u arrit dhe një kërkesë që prej kohësh është bërë nga banorët e lagjes. Jemi të kënaqur e shpresojmë që shumë shpejt ky kamp rom, kaq pranë banesave tona, të mos vë më në rrezik jetën e fëmijëve e familjeve tona”.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko