-Kronikë

I kërkoi para për kurimin e djalit, burri rreh gruan dhe kunatin

               Publikuar në : 20:52 - 02/08/18 |
d.l

Dhunoi gruan, djalin dhe kunatin, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Andrea Potka, banues në fshatin Dërsnik të Korçës pas denoncimit të bërë në Polici për ushtrim dhune në familje.

41- vjeçari Potka në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë fillimisht ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas dhe ndaj kunatit dhe djalit të tij 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës në fshatin Dërsnik, rreth 14 km larg qytetit të Korçës. Sipas të dhënave të Policisë, Andrea Potka, pasi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur, ka nisur të debatojë dhe ushtrojë dhunë mbi bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Ndërkohë që shihte prindërit, duke debatuar me tone të larta, vajza 18-vjeçare e çiftit i ka telefonuar dajës së saj për ndihmë.

Pak minuta më pas, edhe kunati është përballur me dhunë nga ana e 41- vjeçarit, duke e bërë situatën akoma edhe më të rëndë. Madje, Andrea Potka nuk ka kursyer as djalin e tij 16-vjeçar, i cili gjithashtu ka ndërhyrë që të shpëtonte të ëmën.

Zanafilla e kësaj ngjarje, sipas të dhënave të Policisë, është bërë kërkesa e bashkëshortes ndaj burrit të saj për një shumë të vogël parash për të dërguar djalin në spital për kontroll mjekësor. Një gjë e tillë ka nervozuar 41- vjeçarin, i cili kur është kthyer në banesë ka reaguar dhunshëm ndaj së shoqes V.Potka, teksa ajo ndodhej vetëm me vajzën 18-vjeçare.

Më pas, në banesë ka mbërritur edhe djali, i cili nuk ka mundur ta përballonte i vetëm agresionin e të atit, çka më pas vajza e madhe ka lajmëruar dajën e saj. “Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Andrea Potka, 41 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.

Pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.P, 37 vjeçe, banuese në Dërsnik, kunatit shtetasit D.B, 23 vjeç, banues në Panarit, si edhe djalit të tij shtetasit D.P. 16 vjeç, banues në Dërsnik”, bën të ditur Policia. Çështja i ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”./ Panorama

Pas