InstaBIZ, Kryesore

I dashuri i Dua Lipës në Prishtinë për koncertin, i jep një mësim të mirë fanses që i shkruan se “Kosova është Serbi”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka mbërritur sot në Prishtinë, teksa pritet që të mbajë koncert të premten, në festivalin ‘Sunny Hill”.

Por Dua Lipa përvec familjes, shoqërohet edhe nga i dashuri i saj.

Vetë, Isaac Carew ka publikuar një foto në instagram me lokacion Prishtinën, por një serbe ka bërë koment provokativ: ‘Mirë se vjen në Serbi’.

I dashuri i këngëtares me fame boterore, i ka dhënë një mësim të mirë fanses, duke i shkruar thene se nuk e njeh mirë gjeografinë.

“Gjeografia nuk është atributi (vecoria) jote me e mirë”, shkruan Carew ne komentin per serben. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko