-U tha në Opinion

Hoxhaj tregon si u organizua prita e vrasjes së Edison Harizajt në Durrës

               Publikuar në : 22:56 - 03/12/18 |
rel d

Gazetari Artan Hoxha, të hënën, është ndalur edhe tek vrasja me breshëri automatiku të Edison Harizaj në Durrës.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit “Opinion” se një njeri që ka dy makina të blinduara në pronësi dhe për më tepër sulmohet në një moment që s’kishte as armë me vete, tregon se në çfarë shkalle ka arritur krimi i organizuar apo grupet e strukturuara kriminale në vend.

Edison Harizaj, i njohur si mik i Emiljano Shullazit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat në Durrës, ndërsa miku i tij Genci Caci mbeti i plagosur rëndë e më pas vdiq në spital në orët e mbrëmjes së të mërkurës (7 nëntor).

Ata po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës, me një makinë luksoze. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ekspertët dyshojnë se viktimat po ndiqeshin nga të paktën një tjetër makinë.

Siç tregojnë edhe këto pamje, plumbat janë përqendruar kryesisht në derën e parë drejtuesit të mjetit, ku burimet thonë se ishte 39 vjeçari Edison Harizaj.

Pas