-U tha në Opinion

Hoxha tregon si policia zbulon informatorët dhe i shet tek kriminelët

               Publikuar në : 23:25 - 03/12/18 |
rel d

Gazetari Artan Hoxha, të hënën, ka rrëfyer detaje të reja për informatorët dhe të penduarit e policisë, por që më pas tradhtohen dhe shiten tek kriminelët.

Gazetari i është referuar rastit të një të penduari të drejtësisë, por që desh u eleminua nga grupet kriminale në burgun e Fierit.

Hoxha në studion e emisionit “Opinion”, tha se personi në fjalë është dorëzuar fillimisht në Vlorë dhe më pas është drejtuar drejt Komisariatit të Fierit për më tepër siguri.

Gazetari tregoi se atë periudhë, po merrej me ngjarjen e Ervis Troqes, i cili rezulton i zhdukur dhe në atë kohë kishte takuar edhe disa anëtarë të grupeve kriminale në Vlorë që ishin në dijeni se dikush ishte dorëzuar në Fier, por nuk ishin në dijeni të asaj se çfarë kishte folur.

Hoxha tha se këta anëtarë të këtyre bandave mundoheshin t’a nënvleftësonin dhe shpreheshin se është i çmendur, apo ja ka futur kot.

Fakti që ata e dinin se ky person është dorëzuar dhe momenti që ata kanë marrë informacionin se çfarë ai ka thënë, e ekspozoi atë para faktit që atij i rrezikohej jeta në Vlorë”,-tha ai.

Më tej, gazetari është ndalur tek një rast tjetër, ku një informator i policisë pasi ka dhënë informacion për uniformat blu dhe është shpërblyer prej tyre, më pas, emri i tij i është dhënë grupeve kriminale për t’a ekzekutuar.

Hoxha tha se ky person e mori vesh informacionin në kohën e duhur dhe është larguar duke përfituar azil në një shtet europian, i cili i shpëtoi një atentati mafioz.

Duke u rikthyer edhe njëherë tek ngjarja e të penduarit, Prokuroria është informuar se personit në fjalë i rrezikohej jeta në burg dhe pikërisht në atë moment është vendosur që ai të transferohej në Tiranë.

Pas