-U tha në Opinion

Hoxha: Në varrimin e Kacifas kishte forca speciale e komando grek

               Publikuar në : 21:41 - 08/11/18 |
rel d

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se në manifestimet e sotme antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, kishte anëtarë të forcave speciale dhe komando grek.

Hoxha tregoi në studion e emisionit “Opinion’  se në varrimin e Kacifas, ka pasur edhe persona që morën pjesë në incidentin e Peshkopisë në vitin 1994.

Ai tha se komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak.

Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë.

Sipas tij, aty kishte persona që kanë marrë pjesë në vite në disa incidente të ndryshme në vendin tonë.

Ai tregoi se këta janë ekstremistë të Agimit të Artë dhe ultranacionalistë grekë, si dhe ka një organizim nga Greqia.

Pas