-Jetë dhe Stil, 3

Horoskopi/ Lexoni cila është shenja juaj me fat për ditën e sotme

DASHI – Humori juaj sot nuk do të jetë dhe aq i mirë, gjithsesi forma fizike do të jetë e kënaqshme. Duhet të mbani nën kontroll nervozizmin dhe të tregoheni të shkathët në përballimin e një situate të papritur. Paraqitet mjaft mirë marrëdhënia e atyre që janë çift dhe mjaft argëtuese dhe e mbushur me surpriza jeta e atyre që janë vetëm.

DEMI – Ndryshimet që do të sjellin yjet sot, më në fund do të realizohen. Në sektorin e ndjenjave duhet të hiqni çdo dyshim dhe do keni guxim të merrni vendimin e duhur. Ata që duan të prishin një marrëdhënie tashmë të konsumuar, të mos presin më. Kush nga ju ka gjetur njeriun e duhur, ka mundësi ta forcojë më shumë këtë lidhje.

BINJAKËT – Hëna në shenjën tuaj ju dhuron intuitën e duhur për sa i përket sferës financiare. Gjithashtu do të keni një sukses të shkëlqyer në aktivitetet profesionale dhe do të bëni njohje interesante. E vetmja pengesë për ju do të jetë një çështje familjare që komplikohet orë pas ore. Kushtojini pak më shumë kohë vetes.

GAFORRJA – Një pengesë dhe një dështim do të jenë motivi i trishtimit tuaj sot. Mund të ndiheni të zhgënjyer, por ky do të jetë një motiv i mirë në të ardhmen, për të reaguar e për të kërkuar fitoren në okazionin e parë që do ju paraqitet. Në dashuri do të zgjidhni disa keqkuptime midis jush dhe partnerit.

LUANI – Yjet bashkohen për t’ju dhuruar një ditë të qetë. Në sektorin profesional yjet ju premtojnë kënaqësi, por ju kërkojnë edhe një impenjim serioz. Është momenti i duhur për të konsoliduar pozicionin tuaj dhe për të përfunduar punët që kishit lënë pezull. Dashuria dhe sektori financiar do të jenë mjaft të favorizuara. Do të jenë të shumta ftesat në mbrëmje nga ana e miqve tuaj.

VIRGJËRESHA – Hëna në kundërshtim mund të vështirësojë zhvillimin e disa projekteve. Mos lejoni t’ju zërë paniku, por mënjanojeni për pak kohë këtë problem dhe më vonë do ta shikoni me një sy tjetër. Në mbrëmje nuk do të mungojë ndonjë debat i vogël me partnerin, por që do të mbajë gjallë interesin reciprok.

PESHORJA – Entuziazmi i tepërt dhe besimi që keni te disa persona rrezikon t’ju përfshijë në situata kritike. Tensione të brendshme, por edhe kontradikta me bashkëpunëtorët ose njeriun e zemrës, nuk duhet të prishin atmosferën e bukur që ishte krijuar gjatë këtyre ditëve. Gjeni kohën e duhur për të pushuar.

AKREPI – Influencat planetare të ditës së sotme ju bëjnë të jeni mjaft të pjekur. Pranoni me entuziazëm një punë ekstra që sot do shtojë të ardhurat tuaja dhe do ju hapë perspektiva të reja. Yjet jua lehtësojnë rrugën drejt suksesit dhe ju ftojnë të guxoni drejt iniciativave të reja.

SHIGJETARI – Hëna në shenjën tuaj do të favorizojë sot sektorin ekonomik. Situata financiare paraqitet më se e kënaqshme dhe do të arrini të realizoni objektivat që i keni vënë vetes. Gjithçka do të kthehet në realitet në qoftë se jeni i vendosur dhe i bindur për atë që po bëni. Mundohuni të mos tregoheni shumë sipërfaqësorë.

BRICJAPI – Në qoftë se do ju duhet të bëheni pjesë e projektit profesional mjaft kompleks, ose mjaft të rëndësishëm për karrierën tuaj, mos lini pas dore informacionet që mund t’ju vijnë. Mundohuni të jeni në dijeni të gjithçkaje që ndodh rreth jush. Pjekuria dhe ekuilibri midis sferës emocionale dhe asaj racionale do të mbizotërojnë për të lindurit midis datës 9 deri në 19 janar.

UJORI – Sakrifikoni pak nga koha juaj e lirë për të ndjekur një sukses profesional që ka nevojë për një sforcim psikofizik nga ana juaj. Në qoftë se jeni të dashuruar, organizoni diçka romantike për ju dhe partnerin. Kjo do të jetë një mënyrë e këndshme për të gjallëruar marrëdhënien tuaj. Mos e teproni me ushqimin.

PESHQIT – Sot do të gjeni zgjidhjen e duhur për çdo situatë që mund t’ju paraqitet. Gjithashtu nuk do ju mungojë vendosmëria dhe guximi për të realizuar konkretisht atë që keni në mendje. Mos lini pas dore shëndetin. Në dashuri mos e injoroni njeriun e zemrës, sepse keni nevojë për të.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko