Kryesore

Horoskopi, 9 Nëntor 2018

               Publikuar në : 08:44 - 09/11/18 |
ri.de.

Dashi

Nëse keni një pendesë në dashuri, mund të kini shpresë që mund të sqaroheni. Nuk është xhelozia ajo që zgjidh problemet tuaja. Kini durim që të vini rregull në jetën tuaj. Harroni të shkuarën.

Demi

Dashuria do të shkëlqejë sot, nëse keni lindur ditën e hënë ose të enjte. Do të zbuloni anët e fshehta të një miqësie: mos gjykoni me nxitim, por me inteligjencë.

Binjakët

Ndikimi i Saturnit do t’ju japë qetësinë e dëshiruar prej ditësh. Perspektiva të mira për sqarime në dashuri, gjithsesi mos jini në ankth për të qenë ju favorizues. Në punë, gjërat do t’ju shkojnë mirë.

Gaforrja

Më në fund, afrimi i disa planetëve do t’ju sjellë qetësi gjatë ditës së sotme. Do të bëni takime të reja dhe shumë pozitive. Por Marsi po ndikon për keq në aspektin financiar. Duhet t’i bëni mirë llogaritë.

Luani

Mos veproni instinktivisht. Nuk është momenti që të jeni të nxituar. Mos e lini mënjanë shëndetin. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Do të jeni aktivë dhe do të arrini të bëni shumë gjëra.

Virgjëresha

Mos fiksoni asgjë në mendje, nëse të tjerët nuk ju kanë thënë qartësisht diçka që ju shqetëson. Dashuria po “rritet”. Mos i kërkoni shpjegime partnerit rreth një çështjeje që e keni për zemër.

Peshorja

Do të merrni një kompliment nga një person që e pëlqeni shumë. Nëse jeni beqarë, bëni një plan veprimi dhe filloni ta vini sa më parë në zbatim. Ditë speciale për dashurinë, do të zhdukni gjithë ditët “gri”.

Akrepi

Nëse keni marrë ndonjë përgjigje negative nëpërmjet një letre mos reagoni duke e hedhur atë menjëherë poshtë. Depresioni nuk është mënyra e duhur për të përballuar situatat e së ardhmes.

Shigjetari

Përpiquni që të sistemoni sa më shpejt një situatë dhe të ulni shpenzimet. Do të kini sukses me miqtë dhe personat me pozitë. Nëse dikush nuk ju do, përse duhet që të rrezikoni? Reflektoni më shumë.

Bricjapi

Venera do t’ju dhurojë një ditë të re interesante. Disa mund të marrin propozime ose surpriza. Do t’ju kontaktojnë miq të vjetër. Do të kenë shumë për të thënë. Hëna do t’ju japë shkëlqim.

Ujori

Kini më shumë besim te vetja për të marrë rezultatet e shpresuara. Pak shpresa për të riparë dikë që është larguar përfundimisht nga ju. Monotonia sot do t’ju duket sikur nuk do të ketë fund.

Peshqit

Planetët sot duket se do të favorizojnë çdo aktivitet tuajin. Në shtëpinë tuaj duhet të ndryshoni diçka, sepse ndryshimet do të jenë për mirë. Por gjithsesi kushtojini vëmendje llogarive.

Pas