-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Horoskopi 19 qershor 2017

Dashi

Duket se edhe sot, në sajë të mbështetjes së Afërditës dhe Jupiterit për ju parashikohet një periudhë shumë premtuese dhe në të gjitha fushat. Një krizë në raportet me dikë duhet evituar.

 

Demi

Nëse sot do të ndjeni një kthjelltësi jo vetëm në mendime por dhe shpirtërore, duhet ta dini së këtë e keni falë një Merkuri që ju mbështet dhe ju stimulon vazhdimisht. Mirë edhe erosi.

 

Binjakët

Situata planetare për ju duket se sot do të jetë konfuze e për pasojë edhe e lodhshme, për arsye se Merkuri që është ylli mbrojtës i juaji, është në kontrast të plotë me Marsin e “rëndë” dhe agresiv.

 

Gaforrja

Me dobësimin gjithnjë e më të madh të Saturnit në shenjë, sot do ta ndjeni edhe më shumë se një pikëmbështetje e fuqishme po ju ikën. Por një tjetër vjen me hënën pozitive.

 

 

Luani

Qielli juaj është vërtet shumë i bukur dhe vetëm ju mund ta errësoni duke bërë si zakonisht të kundërtën e asaj që duhet të bëni. Një pengesë e vogël është lehtësisht e kapërcyeshme.

 

Virgjëresha

Një ditë jo edhe aq mirë kjo e sotmja, pasi, sikur të mos mjaftonte Marsi me prapësitë e tij, është shtuar në shenjë edhe Hëna “tekanjoze” që e ndërlikon problemin në planin sentimental

 

Peshorja

Yjet në një pozicion të favorshëm për ju premtojnë shumë për një ditë mjaft frutdhënëse në planin ekonomik. Tashmë emri juaj pëshpëritet shumë në ambiente të ndryshme dhe kjo ju bën interesante.

 

Akrepi

Sot ju duhet të tregoheni jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të durueshëm pasi dita pritet të ketë dy pamje një e turbullt dhe e mërzitshme dhe një tjetër mjaft interesante në planin afektiv.

 

Shigjetari

Ka raste në jetë ku disa të vërteta mund edhe të mos thuhen, por disa të tjera ama nuk ka pse mbahen në gjatë brenda vetes, sepse kjo kthehet e gjitha në një brengë torturuese.

 

Bricjapi

Keni shumë për të bërë, por edhe ambicia juaj është aq e madhe sa nuk tërhiqeni para vështirësive që ju shfaqen. Madje edhe atëherë kur yjet duket se i keni të gjithë kundër.

 

Ujori

Duke qenë se Marsi e Merkuri e “kanë pushuar luftën” mes tyre atëherë atmosfera e mirëkuptimit do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. I shkëlqyer aspekti afektiv.

 

Peshqit

Dobësi i ndikimit të Marsit mund t’ju çlirojë nga një tension i vazhdueshëm, por krijojnë edhe një zbrazëtie brenda jush. Mos bëni veprime impulsive, sepse mund të gaboni fare lehtë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko