Kryesore, Metro

Horoskopi, 17 Maj 2018

Dashi

Kjo e enjte do t’ju kthejë të gjitha ato që ju kanë marrë ditët më parë. Mos hezitoni për t’i ndarë me personat që i doni shumë, kjo do të jetë një gjë edhe më e bukur.

Demi

Sot mundohuni të jeni pozitiv përndryshe negativiteti juaj mund t’ju sjellë gjithë fatin e keq nga i cili keni frikë; jini sfidues dhe përballojini disa vështirësi me buzëqeshje.

Binjakët

Mos bëni dy hapa para dhe dy hapa pas, sepse sigurisht që në këtë mënyrë do të ngelni po në vend. Këtë herë mos dështoni në qëllimet tuaja për t’u bërë nder të tjerëve.

Gaforrja

Mos lejoni që një kompliment i marrë të konfuzojë aftësinë tuaj të gjykimit. Merrni një vendim objektiv dhe mos u ndikoni aspak nga afeksioni për një person që kërkon t’ju “pushtojë”.

Luani

Mos u fshihni më pas një “gishti”, nuk është e drejtë që të vazhdoni të mbani vetëm një peshë që nuk e keni zgjedhur vetë. Nuk do të jetë fundi i problemit, por do të jetë gjithsesi një hap i madh përpara.

Virgjëresha

Të bërit programe është diçka e mirë, por këtë herë ndoshta po e ekzagjeroni pak, nga momenti që, ajo për të cilën po mendoni të bëni nuk është edhe aq e sigurt. Mendoni përpara se të veproni.

Peshorja

Opinionet dhe sidomos inkurajimi i miqve tuaj, do t’ju vijnë shumë në ndihmë për të gjetur më shumë forcë për të vazhduar që të bëni projekte më të mira.

Akrepi

Sot, konfidenca e një personi të dashur do t’ju godasë si një bombë. Jo se nuk e prisnit, por asnjëherë nuk e kishit besuar se gjërat do të arrinin në këtë pikë. Gjithsesi ndiqni instinktin.

Shigjetari

Merreni ju një herë të parët iniciativën në dashuri, pa pritur që ta bëjë dikush tjetër. Mund të jenë në fakt mijëra arsye për të cilat ai/ajo mund të qëndrojë i ndalur, ndaj mos rrezikoni, po veproni!

Bricjapi

Duke menduar se ajo që besoni se keni kuptuar është në të vërtetë e gjitha në kokën tuaj, nuk është gjë tjetër veçse një vetëmbrojtje e çalë, që në të vërtetë nuk korrespondon me realitetin.

Ujori

Lodhja e sotme do t’ju bëjë pak të irrituar. Mundohuni që mos t’ia kaloni stresin atij personi që do të përpiqet t’ju qetësojë, në mënyrë që të ndiheni më mirë. Pasdite do të bëni mirë të dilni.

Peshqit

Kjo e enjte do të nisë shumë mirë me një mëngjes të qetë, por me drekën paksa të rrëmujshme në kuzhinë. Në mbrëmje ju këshillohet që të bëni një dalje të minutës së fundit me mikeshat ose miqtë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko