-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Horoskopi, 17 korrik 2017

Dashi

Ata që janë çift do të kenë mosmarrëveshje, por në thelb do të “luftojnë” për mosndarje. Më pas mes tyre do ndizet pasioni! Jetë e re për beqarët, sepse nuk do të jenë më të tillë.

Demi

Do të merrni shumë kënaqësi sot, sidomos në dashuri, lumturia dhe qetësia nuk do të mungojnë. Më në fund do të ndieni të gjitha “përfitimet” që i meritoni. Për beqarët asgjë e re.

Binjakët

Dashuria juaj më në fund do të finalizohet me një martesë. Do të jeni më të kujdesshëm ndaj pritjeve të partnerit dhe do të dini të tërhiqni vëmendjen e tij. Beqarët do të keni mundësi të mira njohjeje.

Gaforrja

Një çift shumë i bashkuar, partnerët do të duhen dhe do të mendojnë për të ardhmen e tyre. Beqarët do të shpresojnë që të gjejnë personat e duhur për jetën e tyre dhe për një marrëdhënie serioze e të fortë.

Luani

Pa lumturia do të “mbërthej” ata që po përjetojnë një lidhje dashurie, sidomos në fshehtësi, ndërsa gjendja do të gjenerojë deri në tensione të mëdha. Beqarët do të takojnë vetëm persona interesaxhinj.

Virgjëresha

Personat e shenjës së virgjëreshës që janë të dashuruar do të marrin një lajm të mirë sot. Beqarëve do t’ju mungojë qetësia pothuajse në çdo drejtim.

Peshorja

Impenjimet e kohëve të fundit ju kanë larguar shumë nga familja dhe të afërmit, por edhe nga partneri/partnerja juaj. Për të shmangur keqkuptimet jini më të pranishëm.

Akrepi

Besnikëri në dashuri, durim dhe dialog i mirë për çiftet. Do të inspiroheni shumë nga njëri-tjetri! Beqarët do të realizojnë objektiva konkrete, por jo në aspektin e dashurisë!

Shigjetari

Do të stabilizoheni falë një personi që do t’ju japë siguri dhe ndihmë. Ndihmë do të merrni edhe nga prindërit, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Bricjapi

Momente të pafata sot, ndërsa ju do të kërkoni kohë për të reflektuar dhe për të pushuar. Në dashuri nuk do të jetë një ditë e mirë, por as edhe në miqësi, sepse do t’ju ndodhin keqkuptime.

Ujori

Do t’ju jepen mundësi të mira për zgjidhjen e një situate që ka kohë që ju shqetëson. Pra kjo do të jetë një ditë e favorshme për ju. Beqarët mund të nisin një rrugë të re jete.

Peshqit

Në dashuri mund të pësoni një krizë, por tregohuni të zgjuar për ta shmangur atë. Duket se do të jeni të bekuar gjithsesi, ndaj përfitoni nga kjo ditë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko