-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Horoskopi, 16 korrik 2017

Dashi – Do të keni debate me parnerin për disa çështje të lëna pezull dhe gjithçka do të sheshohet një moment që do të angazhoheni për t’i dhënë zgjidhje. Koha e tepërt që shpenzoni duke u marrë me punën ka bërë që të neglizhoni gjëra të tjera.

Demi – Gjatë mbrëmjes do të keni mundësinë të takoni njerëz interesantë. Ndoshta një shoqëri e re do të lindë e pse jo edhe dashuri. Besojini intuitës dhe mos kini frikë të guxoni.

Binjakët – Është mirë që të merreni me disa çështje personale që kërkojnë vëmendje. Megjithatë mos u tregoni të nxituar dhe mos lini pasdore punën. Përpiquni të gjeni ekuilibrin e t’i jepni kohën e duhur të gjitha gjërave që janë të rëndësishme.

Gaforrja – Kjo është një periudhë mjaft interesante. Gjërat shkojnë mire si në punë ashtu edhe në jetën sentimentale. Mund t’ju vijë një mundësi e mirë për të bërë para, të cilën bëni mirë të mos e lini t’ju ikë nga duart.

Luani – Falë aftësive tepër të mira komunikuese do t’ia dilni të mbyllni më sukses një çështje që rrinte pezull prej disa kohës. Kjo do të jetë një arsye shumë e mirë për të festuar.

Virgjëresha – Nëse keni probleme financiare që ju shqetësojnë, sot është dita e duhur për t’i dhënë zgjidhje. Besojini intuitës dhe shkojini çdo problemi deri në fund. Do të shihni që do të gjeni zgjidhjen më të mirë.

Peshorja – Aftësitë e shkëlqyera komunikuese do të kenë një influencë tepër pozitive në marrëdhënie me të tjerët. Bëni kujdes me shëndetin dhe mos abuzoni me ushqimin e pijen.

Akrepi – Tregohuni të duruar dhe mos u përfshini në debate të kota me partnerin. Gjithçka do të marrë zgjidhje në kohën e duhur. Sa i përket situatës financiare, nuk keni arsye për t’u shqetësuar.

Shigjetari – Mëngjesi do të jetë tepër i ngarkuar ndaj do t’ju duhet të merreni me shumë gjëra njëkohësisht. Fatmirësisht do të keni mbështetjen e atyre që ju rrethojnë, që do t’ju ndihmojnë të përmbyllni gjithçka brenda ditës. Shfrytëzojeni pasditen për t’u shplodhur.

Bricjapi – Një ndodhi e papritur mund të bëjë që të niseni për një rrugë të shkurtër. Është një ditë e mirë për t’u marrë punë e çështje të lëna pezull.

Ujori – Do të keni mundësinë të merrni një vendin që lidhet me jetën sentimentale që do të ketë rezultate shumë pozitive. Në mbrëmje miqtë mund t’ju ftojnë në një festë ku do të kaloni mjaft mirë.

Peshqit – Mund të merrni një lajm jo të mirë që do t’ju bëjë që të ndryshoni planet për ditën e nesërme. Mos u shqetësoni, ditët që do të vijnë do të jenë të qeta dhe me shumë kohë të lirë, që mund ta shfrytëzoni sipas dëshirës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko