-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Horoskopi, 14 shtator 2017

Dashi

Rimëkëmbja e tratativave për biznes dhe për çështjet profesionale duket shumë stimuluese nga Hëna. Vetëm në dashuri nuk do të keni mbrojtje.

Demi

Diell ende në shenjën tuaj. Do të keni fat në çështjet financiare. Guxoni për diçka më shumë, por me kujdesin më të madh ndaj çështjeve ligjore.

Binjakët

Mbajeni fort dashurinë e sapogjetur ose të rigjetur. “Zjarri” i dashurisë duhet të qëndrojë gjithmonë i ndezur, sepse vetëm kështu nuk do të ndjeni shqetësimin nga Saturni.

Gaforrja

Projekte personale dhe profesionale shumë të afërta në vijën e finishit. Fryma e butësisë që mungonte në bashkëpunime dhe në martesë do t’ju ofrohet nga Afërdita

Luani

Sa mendoni se mund të zgjasë lidhja juaj? Po bëni një super gabim! Ndërkaq perspektiva të mira ju shfaqen për përmirësim në punë ose në çështje të tilla. Mundohuni të jini më social.

Virgjëresha

Do të jeni me fat, sepse do të zgjidhni një problem. Një binjak do të bëhet aleat. E sotmja është një ditë e shkëlqyeshme për të zbukuruar shtëpinë ose për të sistemuar disa gjëra.

Peshorja

Tashmë jeni në gjendje që të çliroheni nga shumë situata dhe persona. Hëna do t’ju sjellë sot një mesazh dashurie dhe fati, kontakte shumë të rëndësishme për karrierën.

Akrepi

Ky do të jetë një moment delikat për çiftet e stabilizuara. Komunikoni dhe përballuni me të gjitha gjërat, pasi vetëm kështu mund të fitoni. Shmangni ushqimet me yndyrë.

Shigjetari

Jini më selektiv. Disa miqësi në fakt vetëm ju sjellin humor të keq. Nëse arrini ta merrni veten nga zhgënjimet emocionale ose nga një refuzim, do të thotë se jo gjithmonë mund të fitoni.

Bricjapi

Keni nevojë të çlodheni. Nëse mundeni këtë gjë bëjeni me personin tuaj më të dashur, duke organizuar diçka të këndshme ose bëjini një surprizë. Mos harroni disiplinën në punë.

Ujori

Do të keni probleme dhe mërzi në familje dhe me fëmijët. Një diskutim për shkak të parave. Në prospektivë sot jeni të favorizuar për takime të reja dhe interesante.

Peshqit

Kundërshti në ambientet e punës. Jeni më shumë elastik dhe përballojeni gjithçka me një diplomaci të mirë. Mërkuri do t’ju bëjë llafazan, ndaj matuni mirë se çfarë dhe me kë flisni.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko