-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Horoskopi, 13 shtator 2017

Dashi

Merkuri do sjelle mjaft ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift. Do flisni me tepër me te dhe do merrni disa vendime te rëndësishme. Beqaret qe kërkojnë te ndërtojnë një lidhje serioze do e realizojnë me ne fund ëndrrën e tyre. Sektori i financave nuk do influencohet nga asnjë planet. Mundohuni te shpenzoni me maturi dhe te bëni transaksionet e duhura.

Demi

Nuk do keni as problemin me te vogël ne çift sot, madje do e forconi edhe me tepër lidhjen. Disa do përjetojnë një dashuri romanesh dhe do ndihen mese te lumtur. Beqaret do kenë shume takime por vetëm disa do mund te gjejnë personin e duhur. Për shkak te ndikimit negativ te planetëve ne planin financiar, situata do jete e ndërlikuar. Kujdes me shpenzimet.

Binjaket

Shume prej te dashuruarve do iu plotësohen dëshirat me te zjarrta sot. Jupiteri do sjelle gëzim dhe lumturi ne çift kështu qe shfrytëzojeni sa me shume te mundni ditën. Për pjesën me te madhe te beqareve do ketë takime interesante. Tregohuni me te hapur! Nëse doni qe financat te jete te stabilizuara duhet te mendoheni mire para se te veproni.

Gaforrja

Nëse kohet e fundit marrëdhënia me partnerin është ftohur pak, përfitoni nga kjo dite plot diell për ta përmirësuar atë. Planetët do jene ne anën tuaj. Beqaret qe janë me pushime do jene me te privilegjuarit për te gjetur dashurinë e vërtetë. Te tjerët do kenë thjesht flirtime. Financat nuk do jene te këqija, Gjithsesi mos i jepni askujt para hua, nuk kane për t’ua kthyer.

Luani

Do bëni çmos gjate kësaj dite për te krijuar një atmosfere te ngrohte ne lidhjen tuaj. Mos lejoni askënd qe te ndërhyjë ne marrëdhënien me partnerin ne mënyrë qe ta keni me te lehte gjithçka. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe me takime emocionuese. Përfitoni sa te mundni! Ne planin financiar gjerat do shkojnë me se miri. Do ketë përmirësime te ndjeshme dhe mund te shtoni shpenzimet.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do nuk do shkoje shume mire. Beni kujdes me gënjeshtrat dhe tradhtitë nëse nuk doni te shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret me ne fund do takojnë një person me te cilin mund te krijojnë një lidhje serioze. Merrini gjerat shtruar. Ne planin financiar tregohuni me vigjilente dhe shmangni shpenzimet e çmendura.

Peshorja

Nëse lidhja juaj nuk është shume e forte, ka rrezik qe sot te përballeni me probleme. Ndërsa nëse keni një lidhje te ngushte me partnerin, jo vetëm qe bashkëpunimi do te shtohet por do merrni edhe vendime te rëndësishme. Shume beqare do fillojnë romanca te bukura dashurie. Shtoni dozat e maturisë dhe vendosmërisë ne planin financiar. Vetëm kështu do ruani qëndrueshmërinë.

Akrepi

Keni ende shume për te bere qe ta përmirësoni lidhjen me partnerin. Beni me shume lëshime dhe toleroni me tepër. Disa miqve do iu ndihmojnë qe atmosfera te ngrohet. Beqaret do përballen me surpriza te këndshme. Pasioni do te behet edhe pjese e jetës suaj. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Do iu lejohet edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Shigjetari

Jeta sentimentale do shkoje me se miri sot, mjafton te mos tregoheni shume posesive. Shprehini me tepër ndjenjat dhe jepni gjithçka nga vetja juaj. Edhe për beqaret pritet qe dita te jete premtuese.Pranojini ftesat qe do iu bëhen. Fale një shpërblimi qe do merrni ne pune situata financiare do filloje te stabilizohet.

Bricjapi

Dielli do jete planeti me i favorshëm për jetën ne çift sot. Do jeni mjaft sensuale dhe te ngrohte me atë qe keni ne krah. Beqaret do takohen me dike, por do i marrin gjerat me ngadalë. Ne fakt kjo është me e mira qe mund te bëni ne mënyrë qe ta njihni me mire atë. Financat do pësojnë disa tronditje. Ulni menjëherë shpenzimet dhe tregohuni te matur.

Ujori

Urani do favorizoje mjaft jetën sentimentale te çifteve. Do filloni te bëni projekte te përbashkëta te cilat do e përforcojnë edhe me tepër lidhjen tuaj. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete, por te kërkojnë ne çdo moment personin e duhur. Do keni shume fat sot. Te ardhurat do te përmirësohen dalëngadalë nëse ju nuk e teproni me shpenzimet.

Peshqit

Do jeni gjate gjithë ditës ne eufori. Ne mbrëmje do përjetoni emocione te veçanta për shkak te një surprize te madhe qe do iu përgatisë ai qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen te kujdesshëm. Mos joshni këdo sepse do pendoheni shpejt. Situata financiare do jete shqetësuese. Ne asnjë mënyrë mos bëni shpenzime te tepruara qe te mos bini ne humnere.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko