-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit

Horoskopi, 12 janar 2017

horoskopi1-21211142-5

Dashi – Do të ndiheni me moral të rënë dhe do t’ju duket sikur jeta që bëni është tepër e mërzitshme. Mos bini në grackën e negativitetit dhe ta bindni veten se nuk keni mjaftueshëm sfida dhe gjëra për t’u gëzuar. Besoni tek vetja pasi keni aftësinë për t’i tejkaluar të tilla ndjenja, që ju kapin herë pas here.

Demi – Në përpjekje për t’u dukur më i ditur dhe më i mirë se të tjerët rrezikoni që të largoni ata që ju rrethojnë. Kujdes pasi mund të gaboni shumë lehtë dhe mund të pëfundoni duke përdorur edhe me ata që ju qëndrojnë pranë, me të cilët nuk keni nevojë për një të tillë.

Binjakët – Sot do të jetë një ditë e karakterizuar nga disa ndenja të forta që mund t’ju shpërqëndrojnë. Ndaj më e mira që mund të bëni është që të shënoni detyrat që i keni vënë vetes dhe t’i ndiqni ato në letër.

Gaforrja – Nëse tregoheni të vëmendshëm mund të dalloni disa tipare të reja tek ata që ju rrethojnë. Do t’ju paraqitet një detyre e re sot që do t’ju nxjerrë nga rutina e përditshme. Nëse keni nevojë për këshillë shihni nga ata që ju rrethojnë pasi do të jenë mëse të gatshëm t’ju ndihmojnë.

Luani – Mos u bëni më shumë kokëfortë seç duhet. Kjo është një nga ato ditët që do t’ju kërkohet të merreni me gjithçka. Nëse do të insistoni që të përdorni elementët më të vështirë do të përfundoni duke i shkatërruar gjërat që prekni.

Virgjëresha – Është tepër pozitiv fakti që keni një qëndrim fleksibël. Aftësia për t’u përshtatur mund të vihet në provë, pasi do ta gjeni veten të rrethuar nga njerëz kokëfortë dhe me luhatje humori. Mos prisni përgjigje të drejtpërdrejta nga të tjerët. Ruani qetësinë, kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.

Peshorja – Energjia fizike dhe ambicia do të jetë në sasi të mëdha ditën e sotme. Do të kërkoni të ndiqni projekte të reja, që mund të avancojnë statusin tuaj social dhe ekonomik. Do të shpenzoni shumë kohë duke mbledhur informacion, me qëllim që të përmbushni synime tuaja.

Akrepi – Disa aftësi praktike, që nuk i dinit se i kishit, do t’ju dalin në pah. Do të përfshiheni në një projekt jashtë punës që do t’ju sjellë të ardhura ekstra. Gjatë ditës së sotme do ta keni intuitën në nivele të larta, ndaj mos u habisni nëse sinkronizoheni me mendimet e të tjerëve.

Shigjetari – Mbyllja me sukses e një projekti që kishit nisur prej kohësh do t’ju bëjë të ndiheni tepër entuziastë, energjikë dhe në lumtur. Kjo do t’ju gjejë duke bërë plane për të ardhmen. Ky është një moment i mirë që të rivendosni kontakte me miq që keni kohë pa i takuar.

Bricjapi – Çështje që lidhen me karrierën do të jenë në fokus sot. Mund t’ju paraqitet një mundësi e re për t’u ngritur në detyrë, ndaj do t’ju duhet të merrni një vendim të papritur. Mos u habisni nëse dikush që gati ia kishit harruar ekzistencën t’ju vijë në ndihmë.

Ujori – Do të keni mundësinë të shkoni në një udhëtim që ka lidhje me punën. Një mik apo koleg do t’ju shoqërojë. Kur vjen puna tek karriera, bëhuni gati që të përballeni edhe me gjëra të cilat nuk i prisnit. Ndodhi të pazakonta mund t’ju hapin dyer të reja sot.

Peshqit – Nëse po mendoni për të investuar diku apo për të nisur një plan kursimi, sot është dita e duhur, pasi do të jeni më të fokusuar se kurrë mendërisht. Ata që ju rrethojnë mund të zbulojnë ide të mira, të cilat do të bënit mirrë t’i merrni në konsideratë. /tvklan.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko