-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Horoskopi, 10 Gusht 2017

Dashi – Shijoni ditët e pushimit që ju kanë mbetur, pasi angazhime të shumta profesionale ju presin. Nuk do të mungojnë as mundësitë e reja, të cilat do t’i vlerësoni me kujdes për të zgjedhur më të mirën.

Demi – Nëse nuk gjeni kompromis me ata që ju rrethojnë, do të duhet t’ia bëni atyre të qartë se kush drejton. Tensionet do të zbuten pasi të keni vendosur disa pika mbi “i”. Në shtëpi është e nevojshme t’i kushtoni pak më shumë vëmendje më të vegjëlve.

Binjakët – Përgjegjësitë e shumta në punë do ta bëjnë të vështirë që të gjeni kohë për miqtë, që mezi presin t’ju takojnë. Përpiquni të krijoni mundësinë, pasi do të kaloni kohë vërtetë të bukur me ta. Kjo është një periudhë kalimtare, që për fatin tuaj të keq ka rënë në këtë moment.

Gaforrja – Mos prisni gjithnjë nga të tjerët dhe kushtojini më shumë rëndësi personave që ju rrethojnë. Neglizhenca e tepruar mund të largojë ata që keni pranë.

Luani – Do të keni përplasje me dikë në familje, që do të krijojë jo pak shqetësim e mërzi. Përpiquni të arsyetoni dhe të dilni në një zgjidhje në të mirë të të dyja palëve. Pavarësisht tensioneve, do të shihni se në fund do të gjeni gjuhën e përbashkët.

Virgjëresha – Malli për dikë që keni kohë pa takuar do t’ju shtojë ankthin e do t’ju bëjë të paduruar. Kur ky takim të ndodhë, momente vërtetë interesante ju presin.

Peshorja – Edhe pak ditë ju ndajnë nga pushimet. Këtë vit do të keni mundësinë të vizitoni vende të reja e të njihni njerëz interesantë. Për ata që janë në kërkim të aventurave të reja, java që vjen është e duhura.

Akrepi – Do të duhet të përballeni me një problem që prej kohësh kërkon zgjidhje, por që nuk keni patur guximin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Mbështetja e njerëzve të dashur do të jetë thelbësore.

Shigjetari – Komunikimi është shumë i rëndësishëm në çdo fushë të jetës. Kohët e fundit e keni lënë mënjanë këtë të fundit sidomos në shtëpi. Bëni kujdes pasi do të filloni t’i ndjeni pasojat më shpejt nga çmendoni.

Bricjapi – Mos u tregoni dorëlëshuar dhe përpiquni të vini diçka mënjanë. Pas pushimeve do të duhet të bëni disa blerje, apo të ndryshoni shtëpi dhe çdo qindarkë e kursye do të jetë ndihmë e madhe.

Ujori – Nëse jeni në dilemë dhe nuk mund të vendosni mes dy dashurive, më e mira që mund të bëni është të merrni pak kohë për të menduar në qetësi. Largohuni për disa ditë dhe shfrytëzojeni qetësinë për të kuptuar atë që dëshironi në të vërtetë.

Peshqit – Marrëdhënia e re që po krijoni me dikë tepër të veçantë do t’ju rrëmbejë plotësisht. Bëni kujdes dhe mos u shkëputni nga realiteti, është e nevojshme të qëndroni me këmbë në tokë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko