-Shëndeti

Hoqi dorë nga bulmeti për 1 vit dhe trupi i është shumë mirënjohës

               Publikuar në : 15:21 - 03/10/18 |
el ida

Sipas studimeve të shumta rezulton se dietat e pasura në bulmet nuk janë ndër më të shëndetshmet për organizmin.

Për t’jua vërtetuar këtë, një nënë e dy fëmijëve hoqi dorë nga bulmeti për të parë si do të reagonte organizmi. Shumë nga këto ndryshime janë të vërtetuara shkencërisht

 1. Lëkura më e pastër

Kam vuajtur nga aknet gjatë gjithë shkollës së mesme, dhe këto të fundit vazhduan të më shfaqen edhe në të 30-at e mia. Pasi reduktova sasinë e sheqerit dhe hoqa dora nga bulmeti, lëkura ime u pastrua !
Sipas një studimi të kryer nga Dartmouth Medical School, qumështi përmban hormone të ngjashme me testosteronin, përgjegjëse për yndyrën e tepërt në lëkurë. Nëse ju do të reduktoni sasinë e qumështit të marrë, lëkura juaj do të jetë më e pastër.

2. U ndjeva më pak e fryrë

Për më shumë se dy dekada nuk e dija që isha intolerante ndaj laktozës. Ndihesha e fryrë gjatë gjithë kohës dhe nuk e dija çfarë kisha. Trupi im nuk mund të treste bulmetin , dhe unë e detyroja ta bënte.
Bulmeti na furnizon me proteina dhe yndyrë. Këto të fundit na krijojnë për një kohë të gjatë ndjesinë e ngopjes pasi treten me vështirësi, e pikërisht kjo është arsyeja përse ju mund të ndiheni të fryrë pas kosnumit të bulmetit.

3. Ulja e kolesterolit dhe presionit të gjakut

Megjithëse unë isha vegjetariane, mjeku im ishte i shqetësuar për nivelet e larta të kolesterolit (afër 240!) . Në vend të yndyrnave të ngopura, u përqendrova më shumë tek yndyrnat e pangopura, si arra, vaj ulliri, avokado etj. Bëhet rreth një vit nga dita kur hoqa dorë nga bulmeti dhe analizat e mia tregojnë shifrat më të mira.

4. Alergjitë e mia u zhdukën një herë e përgjithmonë

Brenda vitit të parë të shkollës së lartë (më shumë se 20 vjet më parë) u diagnostikova me alergji dhe astmë. Isha e bllokuar aq sa edhe pas një viti antibiotikësh, sinuset e mia ishin aq të bllokuara sa mjekët më rekomanduan ndërhyrje kirurgjikale.
Gjithçka që duhej të bëja ishte eliminimi i qumështit, dhe brenda një jave munda të merrja frymë më lehtë. Një vit nga ajo ditë e unë nuk kam nevojë për medikamente, është e mahnitshme!

 

Rritet rreziku për kancer

Studimet suedeze dhe të Universitetit të Harvardit kanë dalë në përfundimin se një gotë qumësht në ditë dyfishon rrezikun e kancerit ovarian për femrat, ndërsa për meshkujt rreziku për kancerin e prostatës rritet me 34% nëse dyfishohet sasia e bulmetit të konsumuar.

Pas