1

“Holti qendroi 1 orë i plagosur në rrugë.Policia e dinte se pinin hashash”

               Publikuar në : 11:56 - 12/10/18 |
ri.de.

Një 30-vjeçar që jetonte i vetëm në banesën e tij në zonën e Misto Mames në Kombinat u godit disa herë me thikë në bark. Për shkak të plagëve të shumta ai humbi jetën disa minuta më pas në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në rrugicën përpara shtëpisë së tij. Viktima është Holti Hajdari, 30 vjeç dhe punonte në lavazh. Nëna i kishte vdekur, ndërsa i ati ishte emigrant në Greqi.

Fqinji që ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, tregon se ambulanca u vonua një orë. 30 vjeçari kishte humbur shumë gjak, gjatë kohës që qendroi i plagosur në rrugë. Policia erdhi më shpejt se ambulanca dhe Holti ua tregoi policëve emrin e autoreve, tregon më tej fqinji i tij.

Mësohet se sherri ka nisur që në banesë për të vijuar më pas gjatë gjithë rrugicës së banesës, ku dëshmitarë shprehen se kanë dëgjuar dhe të bërtiturat.

Në dëshminë e tij për Tv Fax News, fqinji i Holti Hajdarit tha se “këtu vinin shumë të rinj që konsumonin hashash. Kishim njoftuar edhe policinë”.

Po ashtu dëshmitari tregon se Hajdari edhe më parë është plagosur me kaçavida dhe me mjete të forta, dhe policia nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e tij, pavarësisht se vetë banorët thonë që kanë denoncuar faktin se në banesën e Hajdarit vazhdimisht shkonin persona të rrezikshëm dhe konsumues droge.
Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ende nuk ka dhënë një motiv zyrtar për ngjarjen e rëndë. Në një deklaratë paraprake shkruhet si më poshtë:

“Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin: – M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intesivisht për kapjen e tij”.

*Dëshmia e fqinjit te viktimes ne Kombinat

Pas