Bota

Hodhi foshnjën nga kati i gjashtë, nëna pranon vrasjen

               Publikuar në : 19:58 - 16/04/18 |
rel d

Një 23- vjeçare ka pranuar vrasjen e djalit të saj 18- muajsh. Ngjarja ndodhur në 21 Tetor të vitit të kaluar në West Yorkshire, Britani. Gemma Procter hodhi foshnjën e saj nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte. Elliot Procter u gjet me plagë të shumta në trup dhe kishte ndërruar jetë menjëherë.

Procter qëndroi në bankën e atë akuzuarve e rrethuar nga stafi i spitalit psikiatrik, pasi rezulton se ajo vuante nga problemet mendore.

23-vjeçarja gjatë seancës gjyqësore foli vetëm për të konfirmuar emrin e saj dhe ngjarjen.

Avokati i saj, Jonathan Durham tha se klientja e tij vuante nga problemet mendore dhe nuk ka qenë e vetëdijshme për veprimet që ka kryer. Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në 15 Qershor dhe më pas do jepet dënimi./tvklan.al

 

Pas