-Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit

Historia/ Transgjinorja që “tradhëtoi” ushtrinë amerikane pozon për Vogue

Chelsea Manning, transgjinorja që ‘tradhtoi’ ushtrinë amerikane, në shtator, do të shfaqet në revisten prestigjioze “Vogue”, e portretizuar nga fotografja Annie Leibovitz.

Manning, një ish ushtarake transgjinore, liruar nga burgu me 17 maj, shfaqet e qeshur me rroba banje të kuqe. Një analiste e spiunazhit në ushtrinë amerikane, 29-vjeçarja u burgos në vitin 2010, me arsyen se kishte nxjerr dokumente sekrete për luftën e Irakut dhe Afganistanit.

Ajo nxori 250 mijë telegrame të Departamentit të Shtetit që u publikuan më pas nga Wikileaks.

Media e ka portretizuar si paralajmëruese fatkeqësish për disa dhe tradhtare për disa të tjerë, midis të cilëve edhe presidenti Trump.

Manning u bë e njohur në burg, pasi mori një trajtim hormonal që do e shndërronte në femër.

Dënuar kur quhej ende Bradly, ‘ajo’ fitoi të drejtën që të merrte në burg një trajtim hormonal që mundësoi transformimin drejt një identiteti femëror.

Deri kur Bradly u shndërrua në femër, një eksperiencë e tillë, nuk ishte lejuar kurrë më parë për një të dënuar ushtarak amerikan.

Në kohën kur ajo u lirua, vendosi të ekspozojë një foto, çliruese, trupin e saj femëror. Tani, Manning ka pozuar për “Vogue”, në një numër shumë të pritur që paralajmëron Fashion Week në New York.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko