-Jetë dhe Stil

Historia/ Si më la i fejuari 68-vjeçar për dashurinë e tij të vjetër

               Publikuar në : 11:10 - 14/02/18 |
E SH

Një histori e çuditshme ka ardhur në adresë të psikologes së “The Sun” Deidre, ku një grua 64-vjeçare tregon se si e la burri i saj për të dashurën që kishte 40 vite më parë. Ajo kërkon ndihmë si të veprojë në një situtë të tillë pasi ndodhet e papërgatitur.

“Një dashuri e vjetër, prej 40 vitesh më parë e kontaktoi të fejuarin tim në facebook disa kohë më parë, dhe ne e ftuam atë të kalonte disa kohë me ne në fundjavë. Tani ai do të jetojë me të. Partneri im është 68-vjeç ndërsa unë 64, dhe kemi 15 vite së bashku.

Unë lash burrin tim për të, ndërsa ai gruan e tij. 6 muaj më parë ai më bleu një unazë fejese edhe pse ende nuk e kishim vendosur ditën e dasmës. Ditën që mikesha e tij do vinte unë isha e zënë me punë, dhe ai pranoi se ata u puthën dhe kaluan disa çaste dashurie. Kur ajo iky, ai e kuptoi që ajo ishte e duhura për të, dhe se ai nuk kishte rreshtur së menduari për të gjithë këtë kohë. Ai tani do të shesë shtëpinë tonë që të shkojë të jetojë me të, ndërsa edhe unë do humbas shtëpinë. Ne kemi shumë miq të përbashkët por ai nuk do që asnjëri prej tyre ta marrë vesh.  Nuk di si të veproj, përfundon ajo tregimin.

Pas