-Jetë dhe Stil

Historia që do ju bëjë të përloteni, Hachiko i kohëve moderne nuk lëviz nga dera e spitalit pasi ndërroi jetë pronari

               Publikuar në : 15:50 - 13/03/18 |
E SH

Të gjithë e njohim historinë e famshme të qenit Hachiko, i cili ka frymëzuar edhe regjizorët hollivudianë duke e kthyer këtë histori reale në një prej kryeveprave kinematografike. Por një tjetër histori e ngjashme kësaj here vjen nga Brazili. Një i pastrehë ka ndërruar jetë në spital, ndërsa qeni me të cilin ai ndante rrugëtimin, refuzon të largohet prej derës së spitalit. Qeni në fjalë e ka shoqëruar padronin e tij deri të dera e spitalit, por ai fatkeqësisht ndërroi jetë prej sulmit me thika.

Por që prej atij momenti dhe katër muaj më pas, qeni refuzon të lëviz prej derës së spitalit. Lajmin e ka bërë të ditur një avokate e cila është prekur nga ky veprim kaq emocionues.

“Qeni rri tek dera e spitalit prej katër muajsh. Kur kalojnë njerëz u shmanget me delikatesë pak centimetra dhe rikthehet sërish në pritje të të zotit që ka ndërruar jetë”, shkruan në Facebook avokatja, Cristina Sardella.

Pas këtij lajmërimi të shumtë kanë qenë interesimet e njerëzve për adoptimin e këtij qeni. Në përpjekjet fillestare për ta strehuar qeni ka refuzuar të largohet, por pas disa tentativash ja dolën që ti jepnin qenit në familje.

 

Pas