-Sociale, 3, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Historia e babait me HIV, ish – bashkëshortja nuk e lejon të takojë vajzën

Emisioni “STOP” sot transmetoi historinë e dhimbshme të një babai të divorcuar në Vlorë, i cili pasi u diagnostikua me HIV AIDS, bashkëshortja e tij e ndau dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor nuk e la ta shihte më vajzën, megjithëse vendimi i gjykatës e detyron ta bëjë këtë.

Antoneta e ka çuar çështjen në Apel dhe mban vetë urdhrin ekzekutiv, duke kërkuar raport mjekësor, që vajza nuk rrezikon.

Avokati i denoncuesit kërkon në dyert e gjykatës një dublikatë të vendimit, në mënyrë që klienti i tij të mund të shohë të bijën.

Emisioni ”STOP” iu drejtua mjekut infeksionist, Genti Stroni, i cili shpjegoi se për vajzën nuk ka rrezik infektimi, për shkak të specifikës së përhapjes së virusit HIV.

“Unë kam qenë i martuar prej 8 vitesh dhe kemi fatur një fëmijë, një vajzë. Prishja e kësaj martese ka filluar që kur unë u sëmura me 4 diagnoza, polineurit, kronikë aktive, dyshohej madje edhe për tumor dhe sëmundje infektive HIV AIDS.

Pasi bashkëshortja ime mësoi që isha i infektuar me sëmundjen HIV AIDS, mori vajzën 2 vjeçe. Kam gati 3 vjet e 9 muaj pa e parë me sy vajzën time. Nga momenti që nuk mund të rimëkëmbnim martesën tonë, i drejtohem gjykatës.”

Më datë 24.12.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë vendosi zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijës për rritje dhe edukim nga nëna, si dhe përcaktimin e të drejtës së takimit të babait me fëmijën çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, vetëm në prezencë të nënës dhe nën mbikqyrjen dhe kujdesin e saj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko