Histori/ Hotelet e famshëm shqiptarë të shekullit XX – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kulturë, Komente, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Histori/ Hotelet e famshëm shqiptarë të shekullit XX

hotel (2)

Industria e turizmit në Shqipëri i ka fillesat në vitet 1920. Sidomos gjatë periudhës së monarkisë, turizmit iu kushtua shumë vëmendje. Në këtë periudhë u ngrit një klub turizmi, u lidhën marrëveshje me agjenci turizmi si dhe u bënë botime e broshura në gjuhë të huaja. Po ashtu, u miratuan shumë udhëzime zyrtare që detajonin rregullat për higjienën e hoteleve, veshjen e personelit, sjelljen e tyre.

“E.T.A (Enti Turistik Hotelier Shqipëri)” u themelua përmes një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Entit Kombëtar të Industrisë Hoteliere. Ky ent kishte detyrën e ndërtimit dhe manaxhimit të hoteleve në kryeqytet dhe në qendrat e tjera të vendit.

Në vitin 1940 kur Shqipëria ishte pushtuar ka një raport të veçantë, ku ndër të tjera flitet edhe për këtë sektor. Referuar këtij raporti, në mbarë vendin ishin 45 hotele, ndërsa planifikohej ndërtimi i hoteleve të tjerë.

“Në Tiranë është në ndërtim e sipër “Grande Albergo (Hoteli i Madh, sot Hotel Dajti)” që i bashkangjitet sheshit Skëndërbej. Ndërtimi i hotelit është në harmoni me linjat arkitektonike të bulevardit dhe ka stil mesdhetar, shkruhet në raportin e vitit 1940.

Në Durrës është inauguruar sëfundmi “Grande Albergo dei Dogi (Hoteli i Madh i Dozhëve)”. Duke qenë në një pozicion të favorshëm në anë të detit, ai përbën një burim efiçent për lëvizjen detare të të huajve” shkruhet me tej në raport.

Pas luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, rrjeti i hoteleve do të shtetëzohej e do të vihej në administrim shtetëror. Një nga hapat e parë do të ishte ndryshimi i emrave të hoteleve. P.sh “Grande Albergo” në Tiranë do të emërtohej “Hotel Dajti” apo “Grande Albergo dei Dogi” në Durrës do të emërtohej “Vollga”.

Në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit “Albturist” që do të kishte në administrim rrjetin e hoteleve në mbarë vendin, të emërtuara “Turizmi”.

Mëposhtë lista e hoteleve të 1940. Në anë të qytetit shënohet edhe rajoni që i përket:

Tiranë

-Hotel “Continentale”, rruga Pjetër Bogdani

-Hotel “Durazzo (Durrësi)”

-Hotel “Imperiale”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

-Hotel “Internazionale”, bulevardi Mussolini

-Hotel “Metropoli”, bulevardi mbretëresha Elena

-Hotel “Reale”, rruga e Dibrës

-Hotel “Regina”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

Durrës

-Hotel “Augusteo”

-“Albergo dei Dogi”, sheshi princ Umberto

-Hotel “Europa”

-Hotel “Internazionale”

-Hotel “Iola”

-Hotel “Isola bella”

-Hotel “Pallas”

-Hotel “Splendido”, bulevardi “Vittorio Emanuele III”

Gjirokastër

-Hotel “Impero”

-Hotel “Reale”

-Hotel “Savoia”

Berat

-Hotel “Colombo”, rruga Mbretnore

-Hotel “Savoia”, rruga Mbretnore.

-Hotel “Tirana”, Lek Dukagjini 8

Korçë

-Hotel “Imperial”

-Hotel “Roma”

-Hotel “Pallas”, Rruga “S. Giorgio”.

Elbasan

-Hotel “Principe”

-“Grande Albergo”

Fier

-Hotel “Illyria”

-Kavajë (Durrës)

-Hotel “Adriatik”

-Hotel “Elbasan”.

-Hotel “Korqa (Korça)”

-Hotel “Skanderberg”

-Hotel “Vlora”

Kukës

-Hotel “Italia”

Përmet

-Hotel “Adriatik”

-Hotel “Europa”

-Peshkopi (Dibra)

-Hotel “Cendra (Qendra)”.

-Hotel “Deferimi (Dëfrimi)”

-Pogradec (Korçë)

-Hotel “Reale”

-Sarandë

-Hotel “Bella Venezia”

-Hotel “Kastriota Pallas”

-Hotel “Pirro”

Shijak (Durrës)

-Hotel “Agimi”, sheshi B.Mussolini.

Shkodër

-Hotel “Imperiale”, pranë lulishtes

-“Grande Albergo”, pranë lulishtes

Vlorë

-Hotel “Gambino”, sheshi i Xhamisë

Burimi: TV SCAN 

hotel-3 (1)hotel-2 (1)hotel-1 (1)

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko