-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Hiqni dorë nga patatet e skuqura, po ju çojnë drejt vdekjes

Dietologët gjithmonë kanë bërë thirrje për të ndaluar konsumin e ushqimeve të skuqura, për shkak të rrezikshmërisë së tyre të lartë. Një prej ushqimeve më të preferuara janë padyshim patatet e skuqura, të cilat konsumohen masivisht nga njerëzit, sidomos nga fëmijët. Së fundmi shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se konsumi mbi dy herë në javë i patateve të skuqura rrezikon t’ju shkurtojë jetën.

Ky konkluzion u arrit në bazë të një studimi ku u analizua mënyra se si 4400 persona të grupmoshave 45-75 vjeç konsumonin patatet e skuqura. Në fund të studimit, 236 prej tyre kishin ndërruar jetë. Njerëzit të cilët kishin konsumuar më shumë patate të skuqura, kishin rritur riskun për të vdekur në 40%. Gjithësesi, shkencëtarët nuk rekomandojnë që të mos konsumoni kurrë asnjë patate të skuqur në jetën tuaj, e gjitha ka të bëjë me sasinë që ju konsumoni gjatë një jave apo gjatë një muaji./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko