-Teknologji, Metro

Hiqni dorë nga “Facebook” menjëherë

Shkencëtarët besojnë se kanë arritur të gjejnë arsyen përse njerëzit shohin gjatë gjithë kohës rrjetin social Facebook.

Gjithçka, sipas tyre, ndodh sepse i bën të ndihen mirë.

Edhe të parit diçka që ka lidhje me Facebook për një kohë fare të shkurtër, si një logo, sipas ekspertëve i sjell njerëzve shumë kënaqësi. Dëshira për ta përsëritur këtë kënaqësi bën që njerëzit të futen gjatë gjithë kohës dhe i bën ata të paduruar kur nuk kanë mundësi.

Kur vendosin që të largohen nga Facebook, njerëzve u mungon kjo kënaqësi. Fillojnë të ndihen në faj, shkojnë sërish në Facebook për t’u ndjerë sërish mirë, e më pas ndihen sërish keq.

Shkencëtarët thonë se kjo sjellje është një “cikël i dështimit të vetë rregullimit” që i bën njerëzit të shkojnë online, të dalin e të futen sërish.

E gjithë ndjenja e fajit për pamundësinë për t’u shkëputur nga rrjeti social, po dëmton vetë psikikën, thotë Allison Eden nga Universiteti Shtetëror i Michigan, që realizoi këtë studim.

“Njerëzit bëjmë mirë që ta detyrojnë veten për ta fshirë Facebook totalisht nga jeta e tyre”, thotë ajo më tej.

Sipas asaj që shkruan “The Independent”, grupi i ekspertëve realizuan dy studime, duke vëzhguar ata që përdornin Facebook dhe ata që e përdornin më pak.

Në studimin e parë, njerëzve iu kërkua që të shihnin diçka që kishte lidhje me Facebook, si një logo, ose diçka tjetër dhe më pas një simbol kinez. Atyre më pas iu kërkua që të thonin nëse simboli ishte i këndshëm ose jo.

Ata që e përdornin Facebook gjatë gjithë kohës dhe kishin parë një imazh që kishte lidhje me rrjetin social, kishin më shumë gjasë që të thonin se simboli kinez ishte i këndshëm.

“Njerëzit po mësojnë këtë ndjenjën e shpërblimit kur futen në Facebook”, tha Eden. “Ajo që ne tregojmë me këtë studim është se edhe me diçka kaq të thjeshtë sa logoja e Facebook, të parit murin e një miku në Facebook apo diçka që lidhet me vetë Facebook, është e mjaftueshme për të përcjellë një ndjenjë pozitive”.

Në studimin e dytë, njerëzve iu kërkua që të matnin dëshirën e tyre për t’u futur në Facebook. Ata panë se njerëzit i dorëzoheshin tundimit për ta përdorur rrjetin social dhe binin në rrethin e dështimin, që mund të dëmtojë psikikën e tyre./tvklan.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko