-Politikë, 3, Aktualitet, Kryesore

Hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, PD-LSI përplasen me PS

Ka nisur me debate procedura e hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, ku deputeti Eduard Halimi kërkon anulimin e procedurës. Sakaq edhe deputeti i LSI, ish-ministri Nasip Naço tha se mazhoranca kërkon të kapë institucionet e reja të drejtësisë.

Deputeti i PD, Halimi: “Ndryshimi i rregullave në mes të lojës është e papranueshme. Debati është që partia politike të mos ketë ndikim në zgjedhjen e KED. Sot PS apo nesër një parti tjetër të mos ketë ndikim që të zgjedhje Kryeinspektorin që do kontrollojë sistemin gjyqësor. Ne kërkojmë që kjo cështje të zgjidhet në këshillin e legjislacionit”.

Ndërsa deputeti i PS, Ulsi Manja tha se në respektim të kushtetutës Kuvendi ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED. “Unë do të sugjeroja që debati politik, në fund të ditës duhet tia lerë vendin debatit kushtetues dhe ligjor. Unë kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duan që mos humbim asnjë minutë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën dhe ti japim shqiptarëve atë drejtësi që duan”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko