-Shëndeti

Herpesi gjenital qëndron i fshehur, kujdes! Ja si ta kuptoni

               Publikuar në : 16:49 - 16/04/18 |
Gerta

Herpesi gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme që nuk ka shërim. Në Shtetet e Bashkuara, rreth 25% e grave dhe 20% e meshkujve janë të prekur dhe bartës të këtij virusi.

Herpesi gjenital mund të qëndrojë i fjetur brenda sistemit imunitar të një personi. Më poshtë lista ju njeh me faktorët dhe shkaqet që përhapin herpesin gjenital:

Seksi oral me një partner që është bartës i tij apo që ka plagë në pjesët intime,

Çdo formë e seksit të pambrojtur,

Të paturit marrëdhënie seksuale me partnerë të shumtë,

Të paturit sëmundje të tjera që ulin funksionet e imunitetit,

Simptomat e herpesit gjenital.

Nëse do të ndiheni të lodhur apo do të keni dhimbje, infeksione, ethe, skuqje dhe simptoma të tjera që shfaqen në lëkurë rreth plagëve duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur!

Herpesi gjenital zakonisht tek meshkujt përhapet në zonën intime apo përreth saj. Tek femrat, herpesi gjenital shfaqet në vulvë, vaginë dhe qafën e mitrës.

Këshilla:

Bëni seks të sigurt
Seksi i pambrojtur është një faktor që rrezikon përhapjen e herpesit gjenital. Edhe nëse partneri juaj nuk ka ndonjë simptomë të dukshme, ata mund ta kalojnë virusin tek ju.

Shmangni çdo lloj kontakti të ngushtë me dikë që ka plagë të lënduara ose simptoma të tjera të plagëve orale e gjenitale. Të kryerit marrëdhënie të sigurta mund t’ju ndihmojë të mbroheni nga sëmundje të tilla.

Forconi funksionin imun
Forcimi i sistemit imunitar mund t’ju ndihmojë të luftoni simptomavt e herpesit gjenital. Një sistem i fuqishëm imunitar është i aftë për të luftuar virusin shumë më shpejt sesa një sistem i dobët imunitar.

Për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit tuaj të përgjithshëm imunitar, për trajtimin e herpesit gjenital duhet të:

Eliminoni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara nga dieta juaj,

Shmangni pirjen e duhanit dhe përdorimin e drogës,

Kufizoni ose shmangni përdorimin e antibiotikëve dhe medikamenteve të panevojshme,

Mos “u ekspozoni” ndaj kimikateve toksike që përmbajnë ushqimet e paketuara,

Hani shumë ushqime anti-inflamatore të pasura me vitamina, minerale, acide yndyrore, esenciale dhe antioksidantë,

Ushtrohu rregullisht,

Menaxho nivelet e stresit,

Flini më shumë gjumë. /Shije/

Pas