Aktualitet

Heqja e stendës “Çamëria”, Idrizi: Arroganca greke bën genocid në mes të Tiranës

               Publikuar në : 21:42 - 16/05/18 |
rel d

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi se arroganca e Ambasadës Greke është gjallëruar kohët e fundit, duke menduar që edhe në mes të Tiranës mund të bëjë genocid kulturor.

Idrizi e ka cilësuar si të paprecedent heqjen e stendës së librave çam nga ndërhyrje greke, ndërsa i bëri thirrje ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht pasi është folur në emër të tij për të hequr nga Panairi i Librit stendën e Çamërisë.

Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, -është shprehur Idrizi.

 

Pas