-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Hashashi, Prokurori i Përgjithshëm goditje të fortë Policisë së Shtetit

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në një konferencë për përbashkët me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Policinë e Shtetit në lidhje me sasinë e madhe të drogës që po kultivohet dhe trafikohet në vend. Gjithashtu ai deklaroi se policia nuk zbaton ligjin për sa i përket asgjësimit të lëndëve narkotike, pasi nuk njofton prokurorinë.

Pjesë nga deklarata e Llallës

Një problem i madh mbetet trafiku i lëndëve narkotike. Prokuroria e Krimeve të Rënda është angazhuar maksimalisht, por sërish mbetet problem kontrolli i territorit. Gjithashtu ka një përqindje shumë të ulët të zbulueshmërisë së autorëve (trafikantëve).

Një problematikë tjetër, që e kemi diskutuar me drejtues të prokurorisë mbetet mënyra e administrimit të provave materiale.

Pra bëhen publike çdo ditë shifra për kapjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Bëhen publike dhe shifrat e asgjësimit, por nga ana tjetër ka mospërfshirje të prokurorëve. Pra asgjësohet droga në mënyrë joligjore, pasi policia nuk njofton prokurorin. 

Sipas kreut të prokurorisë së shtetit, asnjë prokuror nuk është njoftuar dhe nuk ka marrë pjesë në asgjësimet e sasive të mëdha të sekuestruara kohët e fundit.

Ndërsa ministri Vasili u shpreh se “Qeveria duhet të jetë e pakursyer për fondet që vë në dispozicion për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike. Duhet ashpërsuar politika penale për grupet e strukturuara kriminale që trafikojnë kanabis”.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko