-Shëndeti

Harrojeni gjoksin e madh, ja cilat janë ndërhyrjet më në modë të momentit 

               Publikuar në : 00:01 - 10/01/18 |
m.b

Është e vështirë të besohet se jo shumë kohë më parë ndërhyrjet estetike ishin tabu, – madje edhe diskutimi mbi to ishte tabu. Por vitin që shkoi, Shoqata Amerikane e Operacioneve të Lëkurës publikoi një anketim: 7 nga 10 amerikane e kanë menduar seriozisht të kryejnë një ose disa ndërhyrje. Një studim tjetër i bërë në 2016 nga Shoqata Amerikane e Doktorëve Plastikë, thotë se amerikanët shpenzojnë 16 miliard dollarë në vit për ndëryrje estetike apo operacione.
Harrojeni gjoksin e madh dhe dekoltenë. Askujt nuk i pëlqejnë më impiantet e stërmëdha dhe gjoksin që vjen deri te mjekra.

Trendi i momentit janë bluzat e shkurtra dhe gjoksi që duket nën to. Për këtë arsye, femrat po kërkojnë për një gjoks më të vogël dhe që duket më natyral. Sipas kirurgëve estetikë, kërkesa për të pasur pjesën e poshtme të gjoksit perfekte po rritet çdo ditë. Për të arritur këtë perfeksion, lloji i ndërhyrjes që preferohet është vendosja e impiantit pjesërisht nën muskul dhe mbi gjendrat e gjoksit.
Veshët e bukur janë një tjetër ndërhyrje, kërkesa për të cilat po shtohet. Por kësaj rradhe jo për të pasur veshë të vegjël dhe të ngjeshura, por për të ndrequr pjesën e poshtme të butë.

Ky trend vihet re jo vetëm te njerëzit në moshë, por edhe te të rinjtë. Vëthët e medhenj dhe trendi rëndojnë, e për pasojë lëkura hapet dhe varet.
Eshtë e çuditshme influence e një përsonazhi publik. Kirurgët estetikë thonë se që pas përhapjes së lajmeve për fejesën e Princ Harry dhe Meghan Markle, çdo ditë ka pacientë që kërkojnë një hundë si ajo e princeshës së ardhshme.

 

     

Pas