Aktualitet

Haradinaj, kryeministri më i paguar i rajonit me 2950 euro në muaj

               Publikuar në : 19:06 - 12/01/18 |
rel d

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se me këtë vendim aprovohet rritja e pagave nga një janari dhe bëhet në përputhje me rritjen ekonomike. Këtë lajm kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë.

Sipas tij, kanë pasur konsulta me të gjitha sindikatat dhe janë zotuar që të mbajnë vëmendje tek rritja e pagave.

Ndërkohë nga rritja e pagave përfiton edhe vetë kryeministri. Ai e rriti pagën mujore nga 1500 euro në 2950 euro. Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit u bë 2500 euro, ndërsa  e ministrave nga 2000 euro në muaj.

Pas