-Tendencë, Metro

Habit stilistja e njohur, sekreti i rinisë është të mos lahesh shpesh

Vivienne Westwood është një prej stilisteve më të njohura. Në një intervistë të fundit 76-vjeçarja ka folur për sekretin e rinisë ku sipas saj është reduktimi i dushit. Westwood u shpreh se bën banjë vetëm 1 herë në javë dhe kjo është arsyeja që duket në formë edhe në këtë moshë.

Ajo foli menjëherë pas sfilatës, në Javën e Modës në Paris. Këshilla e saj për të rinjtë ishte të mos lahen shpesh.

Në atë moment ndërhyri bashkëshorti i saj, Kornthaler. 51-vjeçari tha:

“Ajo bën një banjë një herë në javë. Prandaj duket kaq rrëzëllitëse. Ndërsa unë lahem vetëm një herë në muaj.”

Kjo nuk është hera e parë që stilistja jo-konformiste ka folur për zakonet e çuditshme të të pastruarit. Ose më mirë, mungesën e zakoneve të të pastruarit.

“Normalisht, kur jam në shtëpi, nuk jam mësuar me zakonin e një dushi. Laj pjesët e nevojshme në mëngjes dhe dal,” ka thënë ajo më herët.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko