-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Gurakuqi: Dora e vrasësit të Esat Pashë Toptanit ka ardhur nga Tirana

Esat Pashë Toptani, ish kryeministër i Shqipërisë, ish ushtarak i Ushtrisë Osmane, një nga figurat historike më të kontestuara është mbrëmjen e sotme tema e debatit në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Për historianin Romeo Gurakuqi, Esat Pashë Toptani është vrarë me një urdhër të deleguar nga Tirana. Sipas tij, ai ka qenë një njeri që mund të konsiderohet një mjeshtër i atentateve, madje preciz në kryerjen e tyre. Gurakuqi tregoi sonte në studion e emisionit “Opinion”, se Esat Pasha apo cikli i atentateve të kryera nga ai, nuk do t’i ndahen gjatë gjithë jetës.

Ai theksoi se Esat Pashë Toptani, nuk u ndal, ndaj askujt që tentoi t’i dalë para në rrugën e tij, derisa ra preh vetë e një atentati. Gurakuqi nënvizoi se referuar bashkëkohësve të tij, apo kujtimeve që ata kanë lënë, tregohet se dora e vrasësit të tij, ka ardhur nga Tirana.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko