-Destinacione, Travel

Gur Amir – Një kryevepër e arkitekturës islame

Mauzoleumi Gur-e-Amir (“Varri i Komandantit”) është projekt i mrekullueshëm, një dhomë e nëndheshme madhështore e projektuar për Timurin, një nga pushtuesit e mëdhenj në vitet 1500.

Dhoma e nëndheshme u hap në vitin 1941 nga një antropolog sovjetik i cili ishte kujdesur për të dhe kishte përcaktuar data specifike rreth perandorit, por një mbishkrime i hidhur ndodhej mbi varrin e Timurit, ku thuhej: «Kushdo që e hap këtë do të përballet me një armik më të madh se unë. Ditën tjetër, Hitleri nisi sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik”.

 

 

Gūr-Amīr ose Guri Amir, është një mauzoleum i pushtuesit aziatik Timur (i njohur gjithashtu si Tamerlane) në Samarkand, Uzbekistan.

Ai zë një vend të rëndësishëm në historinë e Arkitekturës Persian-Mongoliane si pararendës dhe model për varret më të mëdha arkitekturore Mughal.

Ndërtimi i mauzoleumit filloi në vitin 1403 pas vdekjes së papritur të Muhammed Sulltanit, trashëgimtarit të Tamerlanit dhe nipit të tij të dashur, për të cilin ishte menduar. Timuri kishte ndërtuar vetë një varr më të vogël në Shahrisabz afër pallatit të tij Ak-Saray. Megjithatë, kur Timuri vdiq në vitin 1405 në fushatën për ekspeditën e tij ushtarake në Kinë, kalimet në Shahrisabz ishin me borë, kështu që ai u varros ketu./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko