Rusi 2018

Gruaja pëlqente Ronaldon më shumë se Messi-n, burri i kërkon divorcin

               Publikuar në : 15:13 - 04/07/18 |
E SH

Futbolli është një sport që të përcjellë shumë adrenalinë, prandaj ky sport është me më shumë tifozë në mbarë botën.

Por gjithashtu tifozët e futbollit njihen për çmenduritë që ata bëjnë për sa i përket skuadrave apo lojtarëve që pëlqejnë.

Së fundmi një çudi tjetër ka ardhur nga tifozët e këtij sporti, ku mësohet se një rus i quajtur Arsen ka kërkuar divorcin nga gruaja e tij pasi ajo pëlqente më shumë Ronaldon se Messin.

Sipas gazetës “Argumento I Fakti”, çifti i çmendur pas futbollit – Arsen dhe Lyudmila – prishen marrëdhëniet kur Arsen po festonte fitoren e Argjentinës ndaj Nigerisë.

Pas një debati të madh që kishin pasur, bashkëshortja e tij, Lyudmila, kishte vazhduar së insistonte se superylli portguez, Cristiano Ronaldo, ishte talent më superior se Lionel Messi.

Pas kësaj Arsen nuk ka duruar më dhe ka dorëzuar kërkesën për shkurorëzim në gjykatë në qytetin Chelyabinski në Rusi.

“Që prej fillimit të Kupës së Botës, ajo filloi ta tallte Messin dhe tha se ai nuk i zoti as të shënojë penallti kundër Islandës” ka thënë në fillim Arsen.

“Nuk munda të përmbahem dhe ia thashë ato që i mendoja për Ronaldon, ekipin kombëtar portugez dhe të gjitha klubet që asaj i pëlqejnë”, shtoi ai.

“Në fund i mblodha plaçkat dhe u largova përgjithmonë”, përfundoi Arseni më pas.

Pas