-Politikë, 2

Greqia nis spastrimin e shqiptarëve të paligjshëm, 460 të kthyer në një muaj

Greqia ka filluar një valë të re spastrimesh të emigrantëve të paligjshëm nga vendi i saj, ku këtu nuk mungojnë as emigrantët shqiptarë që punojnë pa letra në vendin fqinj.

Lajmi e konfirmon e përditshmja greke “Prothotema” e cila shkruan se në muajin qershor thuajse 1 mijë emigrantë janë përzënë nga Greqia, ku gjysma e tyre janë  shqiptarë, që pasohen nga irakenë dhe pakistanezë.

Aktualisht nga të dhënat paraprake Greqi ka kthyer mbrapsht rreth 460 shqiptarë tre herë më shumë se numri i irakienëve të përzënë.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë greke deri më tani bëhet fjalë për 984 deklarime policore të personave të cilësuar të paligjshëm dhe të deportuar nga Greqia drejt vendeve të tyre.

Kjo valë spastrimesh vjen në një moment që Shqipëria dhe Greqia janë pranë arritjes së një marrëveshje historike për shumë çështje që mendohet se do ti japin një erë të re zhvillimeve të bashkëpunimit midis dy vendeve.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko