Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Zbardhen detaje të reja për ish-efektivin ushtarak Memlikaj

               Publikuar në : 18:39 - 15/02/17 |
rel d

Janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me ish-komando që u arrestua dje nga Policia e Shtetit. Ditjon Memlikaj, akuzohet të jetë pjesë e grupit të autorëve të grabitjes së parave të  një banke me datën 9 shkurt.

Memlikaj në bazë të fotove që ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” ku shihet me miqtë e tij në misione në Irak dhe në Afganistan si dhe pasionin e tij për armët e rënda, që nga snajperat, por edhe armët e sofistikuara.

Sipas të dhënave ‘BalkanWeb’ shkruan se Memlikaj kishte lindur në fshatin Kamcisht të ish-komunës Qesarat në Tepelenë. Familja e tij ka jetuar në fshatin Kamcisht deri para 5 viteve, ndërsa më pas u transferuan në Tepelenë. Një vit më parë, Ditjoni si djalë i vetëm, ka tërhequr prindërit e tij në kryeqytet. Vetë Ditjon Memlikaj ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura dhe ka shërbyer në disa misione paqeruajtëse si në Afganistan dhe Irak. Ai ka qenë pjesë e forcave Komando të Repartit të Zall Herit deri para dy vitesh.

31-vjeçari, i martuar dhe baba i një djali, u lirua 6 vjet më parë nga ushtria për shkelje disiplinore. Memliakaj së bashku me Fatjon Xhyriun, Neim Avdulajn, Ernest Kupën, Admir Muratajn dhe Jetmir (Admir) Çerpjan, këta dy të fundit të shpallur në kërkim, akuzohen se kanë qenë bashkëpunëtor në disa grabitje bankash.

 

Pas