-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Grabitja në kantinën e Lefter Kokës, gjendet i braktisur furgoni i kompanisë

opinion lajm i fundit

Policia ka gjetur të braktisur furgonin me të cilin u larguan grabitësit e armatosur që mëngjesin e sotëm arritën të thyejnë kasafortën brenda një kantine vere.

Burimet e policisë thanë se grabitësit janë larguar rrugës Fushë-Krujë-Milot, ndërsa mjeti u gjet në rrugën e fshatit Derven. Ndërkohë nuk ka ende asnjë gjurmë të 3 grabitësve. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të ditës së sotme, kur tre persona me armë dhe maska hynë në kantinën e verës ‘Gjergj Kastrioti’ në fshatin Rrashbull në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës. Ata arritën të lidhin rojen dhe të marrin kasafortën me rreth 5 mijë euro. Më pas u larguan me një furgon të kompanisë. 

Kantina e pijeve që u grabit sot është në pronësi të familjes së Lefter Kokës, ministër i Mjedisit, zgjedhur nga LSI-ja. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko