Kronikë

Grabitja e biznesmenit, hajdutët u shfaqën si policë te dera e shtëpisë


               Publikuar në : 22:00 - 12/01/19 |
b.f

Detaje të reja janë zbardhur lidhur mbi grabitjen e ndodhur rreth një orë më parë në shtëpinë e një biznesmeni në zonën e Shkozetit në Durrës.

Sipas informacioneve më të fundit grabitësit janë paraqitur në derën e vilës së biznesmenit të veshur si policë.

Pasi kanë mashtruar familjarët ata kanë hyrë në brendësi të banesës duke i kërcënuar me armë.

Më tej ata kanë lidhur familjarët dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin një shumë prej 10 mijë eurosh si edhe sende me vlerë të çmuar.

Në ikje ata kanë marrë me vete për siguri djalin e biznesmenit të cilin e kanë lëshuar pas tri kilometrash rrugë.

Sipas dëshmisë së parë të familjarëve të biznesmenit të grabitur: “Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar.  Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.”

Ngjarja sipas familjarëve ka ndodhur gjatë momentit kur biznesmeni ishte kthyer me djalin e tij nga një kafe.

Policia nuk bën ende të ditur emrin e biznesmenit, ku thuhet se aktiviteti i tij është kryesisht në transportin ndërkombëtar.

 

Pas