-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Grabiti makinën e bankës, dënohet në mungesë me 25 vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 25 vite burg Klement Çalën, një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë eurove në rrugën e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 Shkurt.

Klement Çala u dënua në mungesë dhe vijon të jetë në kërkim për grabitjen e parave të bankës. Ai është dënuar nga Gjykata për arratisje nga burgu, vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

28-vjeçari ka qenë i dënuar edhe në Greqi për grabitje të bankës. Ai është anëtar i bandës së Ilir Kupës dhe kërkohet nga autoritetet greke për arratisjen nga burgu i Trikallas.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko