Aktualitet

Grabitet posta në Durrës, pas telefonatës së qytetarit policia kap autorët

               Publikuar në : 08:55 - 28/06/18 |
ri.de.

Grabitet gjatë natës një zyrë postare në qytetin e Durrësit, pranë komisariatit dhe spitalit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zyra Postare Durrës 4 ndodhet në rrugën “Aleksandër Goga”.

Ngjarja u sinjalizua nga telefonata e një qytetari që ka konstatuar vjedhjen e postës, dhe ka njoftuar në polici, e cila është vënë në lëvizje duke kapur autorët e dyshuar. Paraprakisht thuhet se autorët kishin marrë kasafortat ku ruheshin paratë e pensioneve dhe të faturave të ujit e dritave.

Kjo zyrë është degë e Postës Shqiptare dhe përveç transportit të korrespondencës e mallrave ofron shpërndarjen e pensioneve dhe mundësinë e kryerjes së pagesave të ndryshme, energji elektrike, uji, telefon, internet, si dhe taksa të bizneseve dhe siguracione të ndryshme.

Pas