-Kronikë, Aktualitet, Kryesore

Gomonia me drogë në Vlorë, policia: Pronarët janë të huaj

Një ditë pasi një gomone me drogë ngeci pranë bregut dhe bashkë me të edhe një “Jeep”, policia e Vlorës thotë se gomonia është greke dhe kishte hyrë në mënyrë klandestine në vendin tonë.

Gomonia u gjet e braktisur pranë Petrolifera në Vlorë. Sipas burimeve për ABC News, mjeti dyshohet se ka hyrë klandestin në vendin tonë. Trafikantët kishin braktisur në det gomonen jo shqiptare bashkë me drogën. Brenda u gjetën plotë 630 kg kanabis. Policia thote se i ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim autoret, ndersa tre të shoqëruarit e dites se djeshme, pasi u morën në pyetje u lanë të lirë.

Makina futi në det gomonen, por në tentativë për t’u kthyer mbrapsht mbeti në ujë. Ajo u gjet një kilometër larg vendit ku ishte mjeti lundrues. Nga ana tjetër po verifikohet nga hyri gomonja me mbishkrimin grek dhe pse dyshohet që ajo ka ardhur klandestin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko