Kronikë

Gjykata lë në burg shoferin, në kamion u gjetën 4 kg heroinë


               Publikuar në : 13:10 - 09/01/19 |
ri.de.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Bledar Shqarthin, i cili u arrestua më 6 Janar në portin e Durrësit duke transportuar heroinë. Lënda narkotike me peshë 4 kilogramë ishte fshehur në kamionin e drejtuar prej tij, që do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë.

Shqarthi nuk ka pranuar të flasë, por ka thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë. Prokuroria vijon hetimet për këtë ngjarje pasi dyshohet që në këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës ka persona të tjerë të përfshirë.

Pas