Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 13/05/16 |
root

Sot, Gjykata Kushtetuese ka votuar “pro” kërkesës së Shoqatës së Mediave Elektronike të Shqipërisë për shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të paragrafit 3 të nenit 62 të ligjit për mediat. Ky nen kufizonte pronësinë në televizione kombëtare deri në 40 perqind, duke shkaktuar vështirësi në ushtrimin e aktivitetit ekonomik të këtyre shoqërive tregtare.

Ky kufizim bie ndesh me kushtetutën e Shqipërisë dhe Lirinë ekonomike të parashikuar në të. Gjithashtu, ky kufizim absurd i ligjit shqiptar nuk ekzistonte as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe as në shtetet e Europës si Anglia, Gjermania, Italia, Greqia, Spanja, Belgjika, Hollanda dhe në asnjë vend tjetër të Ballkanit përfshirë dhe Kosovën, e cila ka legjislacionin me të ri në Europë dhe që është përgatitur nga europianët.

Pak muaj më parë parlamenti mori iniciativë ta shfuqizojë këtë nen, por ai u bllokua nga Kryetari i Komisionit të medias, Genc Pollo.

Pas këtij bllokimi, Kryetari i Shoqatës së Mediave Elektronike të Shqipërisë, zoti Aleksandër Frangaj, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shpallje si antikushtetues të këtij kufizimi.

Edhe në Gjykatën Kushtetuese përpjekjet e Pollos nuk pushuan, së bashku me 2 anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke dërguar letra me qëllim mospranimin e kërkesës së shoqatës se mediave, por atë që Genc Pollo e arriti në Kuvend nuk ka mundur ta arrije në gjykatë.

I pyetur pas këtij vendimi, Kryetari i Shoqatës, Aleksandër Frangaj tha: “Nga sot, me këtë ndryshim që bëri Gjykata Kushtetuese, Ligji për Median në Shqipëri, sa i përket pronësisë, është identik me ligjet e mediave në shtetet  më të mëdha dhe me demokratike në botë. Gjykata Kushtetuese doli mbi inatet dhe qëndrimet e vogla të një njeriu te vogël si Genc Pollo.

Tv Klan

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas