Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Gjin Gjoni sërish në krye të rrjetit ballkanik gjyqësor, bën bashkë Kosovën e Serbinë

Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni u zgjodh sërish në krye të Rrjetit Ballkani Gjyqësor. Votimi u zhvillua në përfundim të Kongerencës së 12 të këtij rrjeti që u zhvillua në në Burgas të Bullgarisë. Përmes një njoftimi për mediat u bë e ditur se për herë të parë u anëtarësia edhe Serbia. Ndryshe nga politika duket se në gjyqësor problemet Kosovë-Serbi janë sheshuar pasi dy vendet tashmë janë pjesë e këtij forumi.Mësohet se rol aktiv në negociata për anëtarësimin e Serbisë ka luajtur delegacioni Shqiptar dhe Presidenti i Rrjetit Gjin Gjoni.

Po kështu punimet e Konferencës Plenare patën një rëndësi të veçantë për Kosovën e cila u zgjodh, për herë të parë që nga fitimi i Pavarësisë, anëtare e Bordit Drejtues të këtij organizmi. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim pati edhe lobimi me shtetet anëtare nga ana e Presidentit të Rrjetit.

Presidenti i Rrjetit, Z. Gjoni, në një numër takimesh bilaterale me drejtues të Këshillave Gjyqësorë – anëtare të Rrjetit si Itali, Hungari, Bullgari dhe Turqi si edhe një takim të veçantë me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Bullgarisë, z. Sotir Tsatsarov, theksoi nevojën e një bashkëpunimi më aktiv të institucioneve të drejtësisë të vendeve respektive me qëllim ruajtjen dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit si edhe rritjen e efiçencës dhe profesionalizmit nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, i krijuar në vitin 2006, ka në përbërje si anëtare me të drejta të plota: Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnje-Hercegovinën, Hungarinë, Italinë, Kosovën, Malin e Zi, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko