-Shëndeti

Gjërat që askush nuk jua ka thënë për lindjen

               Publikuar në : 22:46 - 29/06/18 |
Gerta

Le të themi që nuk do të ktheheni në shtëpi me të brendshmet tuaja…
Ujërat nuk ju plasin me ceremoni nëpër këmbë. Pavarësisht asaj që keni parë nëpër filma, kur “plasin” ujërat, nuk është si një tullumbace me ujë që ju bie te këmbët, në të vërtetë është një rrjedhje e ngadaltë, si urinë e pakontrolluar. Të gjithë e kemi bërë këtë, apo jo?
Ujërat nuk plasin njëherë. Kur themi “ujërat” nënkuptohen lëngje amniotike që qëndrojnë si një qese mbrojtëse rreth bebit, ato rrjedhin gjatë gjithë ditës dhe ju duhet pecetë e madhe ose pampers për të rritur. Kjo është hera e parë që lindja do ju bëjë t’ju duhen këto peceta, por jo e fundit.
Nëse ujërat nuk ju plasin, doktori mund ta bëjë këtë gjë për ju. Me një tip grepi/gjilpëre të madhe, që nuk të dhemb natyrisht, thjesht mund të ndihesh paksa jo rehat. Por e gjithë situata nuk do të jetë e rehatshme.
Vetëm se pse të plasën ujërat, nuk do të thotë se duhet të vraposh për në maternitet. Ujërat mund të plasin, por mund të duhen orë të tëra ose dhe një ditë përpara se kontraktimet të nisin e qafa e mitrës të zgjerohet në mënyrë që të hapet “rruga” për bebin.
Nuk mund të lëvizësh shumë pas kësaj ose të bësh seks. Pasi kanë plasur ujërat dhe je në gjendje gati për të lindur nuk mund të bësh seks (edhe pse do të ishte e çuditshme po të ndodhte) sepse qesja që mbron bebin është çarë dhe ai mund të merrte një infeksion.
Kontraktimet mund të jenë pjesët më të këqija. Mendoni me siguri se pjesa që duhet të shtyni bebin është ajo më e vështira, por për shumë gra kontraktimet janë gjëja më e vështirë e ciklit. Nisin si dhimbje menstruale dhe në fillim mendon: Oh, nuk qenka dhe aq keq! Por janë shumë keq. Shumë shpejt kthehen në dhimbje të forta, sikur dikush po ju tërheq fort nga fundi i barkut me gjithë forcën deri sa nxjerrja e bebit i jep fund gjithë kësaj dhimbjeje. Nëse nuk bëni epiduralin, kontraktimet janë pjesa më e dhimbshme e lindjes.
Të bësh epidural është si të marrësh ekstazi të lejuar nga ligji. As nuk të dhemb kur anestezisti të injekton me anë të një gjilpëre të gjatë direkt e në shtyllën kurrizore. Gjithë zona mpihet dhe agonia zhduket duke të shkaktuar një tulatje të ëmbël dhe shumë shpejt do jesh duke thënë: Nuk e ndiej fare fundshpinën. Ose duke i thënë doktorit se e dashuron!
Të duket sikur do të shkosh në banjë. Kjo mund të jetë diçka e shpifur, por e di që është koha për të shtyrë fort kur ndjen një dëshirë të madhe për të vrapuar në banjë e për të dalë jashtë. Kjo ndodh sepse një fëmijë rreth 3 kilogramë ka zbritur në mitrën tënde dhe tani po e shyp të gjithë zonën atje duke u përpjekur të dalë jashtë. Mund t’u lutesh mamive të të lënë të shkosh në banjë, por nuk do të lejohesh sepse nuk është e këndshme ta shtysh bebin ndërkohë që je në tualet. Megjithatë, krahasuar me kontraktimet, presioni i bebit është thjesht një siklet dhe jo një dhimbje e tmerrshme. Nëse keni epiduralin, edhe kjo pjesë është më e thjeshtë.
Personi që pret fëmijën mund të mos jetë mjeku yt. Në disa raste, si pushime, festa etj., çështje të ndryshme të mjekut, mund të ndodhë që ai të mos ketë mundësi të vijë kur do të jeni për të lindur kështu që mund të ndodhë të mos jetë ai. Por edhe nëse do të jetë një mjek tjetër që do të jetë me ju kur të lindni, nuk është se ju intereson më sepse mezi prisni që bebi të dalë, e rëndësishme është që keni një mjek aty.
Mamia ose mjeku mund të duhet t’ju presin “pak”. Kjo njihet ndryshe dhe si epistomi. Kur gjinekologu/mjeku pret perimenumin pak për të ndihmuar bebin të dalë (e dimë që keni një imazh të tmerrshëm në mendje tani, na vjen keq) por nga epidurali as nuk e ndjen fare këtë gjë.
Duhet të nxjerrësh edhe placentën jashtë. Pasi bebi ka dalë, duhet të nxjerrësh edhe placentën. Një tjetër shtyrje, shtypje barku për të nxjerrë lëngjet që kanë mbetur në bark.
Ka mundësi të ketë të qepura. Për shkak të prerjes. Dhe nëse nuk je prerë, prapë zona do jetë çarë për shkak të hapjes. Mund t’i ndjeni paksa qepjet. Ka pak djegie dhe siklet pas lindjes. Kini kujdes, qepja nuk është si kur qepni gishtin kur vriteni sepse ky pe shpërbëhet vetë brenda një jave dhe s’ka nevojë ta heqë njeri.
Ka mundësi të ketë dhe gjak. Sigurisht që ka gjak. Mund të bësh sikur nuk shikon por nëse shikon ka ca njerëz që po pastrojnë njollat e gjakut. Me siguri e bëjnë me kujdes por nuk mund të mos mendosh se e gjithë dhoma ngjan me një skenë filmash ku janë bërë vrasje dhe ka gjak.
Ka shumë mundësi që do të duhet të veshësh pampers. Një mami e dashur të jep pampersat sepse të brendshmet nuk janë aspak të rehatshme pas lindjes. Gjakun do ta shikoni me shumicë edhe në këta pampersa që do mbani në ditët pas lindjes.
Cikli menstrual do t’ju rifillojë afërsisht pas gjashtë javësh që keni lindur. Të tjera peceta higjienike do t’ju duhen. Do t’ju duket sikur ka nja 20 vjet që nuk i keni pasur. Prapë nuk është se ju ka marrë malli!
Një shishe shpëlarëse këshillohet si një aksesor i nevojshëm në vend të letrës higjienike. Teknikisht quhet një “shishe peri” për perineum. Duke u shpëlarë me këtë shishe plastike në gjenitalet tuaja është më komode sesa të fshihesh. Të qepura e të gjitha sikletet shpëlahen më mirë me shishen.
E gjithë kjo ndodh ndërkohë që nuk ke veshur të brendshme. As nuk do të shkosh në shtëpi me to. Në vend të tyre do të kesh të veshura një palë të mbathura që t’i japin në spital, një përdorimshe, që s’ka nevojë t’i lani sepse hidhen dhe ndërrohen.
Do t’i harrosh të gjitha këto pas tre muajsh. Përndryshe si mund të kesh një fëmijë të dytë (ose të tretë)! Ajo që mbetet është mahnitja, dashuria dhe pampersat e mamit, dhimbjet dhe çarjet harrohen.

Pas