-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Gjërat më të çuditshme që i ndodhin grave gjatë shtatzanisë

Periudha e shtatzanisë është më e bukura që mund t’i ndodhë një femre, por njëkohësisht edhe më e çuditshmja. Trupi i femrave është gjatë gjithë kohës në ndryshim të vazhdueshëm dhe së bashku me fizikun edhe ana emocionale. Hormonet në periudhën e shtatëzanisë arrijnë kulmin, dhe kështu ndikojnë edhe në veprime apo edhe në jetën e femrave. Jeni kurizoë? Më poshtë do të zbuloni disa përjetime të çuditshme të femrave.

1 – Problemet me kujtesën – Gratë shtatëzën janë gjithmonë e më tepër të hutuara. Asnjëherë mos i besoni gjëra të rëndësishme pasi gjasat janë që do i harrojnë. Hormonet e shumta mbingarkojnë edhe memorien e tyre. Mos u çudisni kur të gjeni brenda në frigorifer çantën apo edhe çorapet.

2 – Parandjenjat – Fermat gjatë shtatëzanisë janë shumë të ndjeshme, dhe madje edhe ndjesitë e tyre janë të forta. Ato kanë aftësinë të parandjejnë diçka të keqe që mund të ndodhë dhe intuita e tyre është shumë e zhvilluar. Besojini gjërave që ju thonë.

3 – Nuhatja – Një grua shtatëzën mund të ndjejë aroma të cilat njerëzit i kanë shumë të vështira ti nuhasin. Shqisat e tyre janë në kulmin e tyre, por nuhatja është ajo që mban rekordin.

4 – Pëlqejnë apo urrejnë ushqime që nuk i dinin – Nepsi i madh që kanë gratë shtatëzën, i bën që ato të kërkojnë edhe ushqime të cilat më parë as nuk i kishin provuar, dhe mbi të gjitha t’i pëlqejnë. Por edhe e anasjellta, ushqimet e preferuara mund të kthehen në të padurueshme./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko