-Teknologji

Gjenerata e re e iPhone ka tre kamera!

               Publikuar në : 11:58 - 07/07/18 |
m.b

iPhone X ka kamerën më të mirë në të gjithë historinë e iPhone. Sekreti? Dy kamera në vend të një kamere. Por duket se Apple së shpejti mund të tejkalojë veten me risinë e saj. Një kontribues nga Forbes.com ka thënë se ka marrë skica nga kompania e aksesorëve Ghostek. Sipas këtyre skicave, iPhone X Plus që do të lançohet këtë vjeshtë do të ketë jo një, as dy, por tre kamera!

iPhone i parë i lançuar në vitin 2007 erdhi me një kamera 2 megapixel. iPhone X ka një kamera 12 megapixel. Kjo nuk do të ndryshojë me lentet e iPhone X Plus, por përse duhen më shumë megapixel kur ka një kamera të tretë?

Dy lentet krijojnë thellësi në foto. Ato gjithashtu krijojnë iluzionin optik të zmadhimit 2x. Por gjërat mund të bëhen më mirë:

Me një lente më shumë, iPhone X Plus mund të ketë një zoom më të fuqishëm. Iluzioni 3D në fotografi përveçse do të jetë më cilësor, do të ketë ndriçim më të mirë dhe tipare të shtuara të realitetit./Opinion.al

Pas